Kryeministri Ramush Haradinaj jep dorëheqjen

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë dorëheqjen. Këtë vendim ai e bëri publik në një deklaratë për mediat, pas mbledhjen së Qeverisë së Kosovës. Arsyeja e dorëheqjes, siç tha Haradinaj, është sepse ai ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale në Hagë, në cilësinë e të dyshuarit.

“Dorëheqja është e parevokueshme”, ka thënë Haradinaj. Ndërsa ka bërë të ditur se këtë vedim e ka marrë pasi atij i ka ardhur një ftesë nga Gjykata Speciale.

Jam ftuar që të intervistohem si i dyshuar nga Dhomat e Posaçme të Gjykatës Speciale. Kam velerësuar se atje nuk mund të paraqitem si kryeministër, por si një qytetar i Kosovës, do të paraqitëm javën e ardhshme. Nuk është një vendim i lehtë, por edhe ndaj të gjithëve, ky është realiteti unë nuk e kam zgjedh këtë realitet”,- deklaroi Ramush Haradinaj.

Haradinaj u shpreh se Kosova duhet të bëhet gati për zgjedhje të parakohshme.

Vendi do të shkojë në zgjedhje. I takon presidentit të vijojë me procedurat. Unë do t’u ofrohem sërish qytetarëve në zgjedhje, për shkak se jam i intervistuar, nuk jam i dyshuar nga gjykata. Nuk ishte një vendim i lehtë, por unë nuk mund të shkojë si kryetar qeverie para hetuesve. Unë nuk mund t’ia bëjë këtë qytetarëve të Kosovës”,- tha Haradinaj.

VIDEO/Deklarata e Haradinaj për dorëheqjen

Haradinaj ka lexuar letrën e dorëheqjes në përfundimin e mbledhjes së Qeverisë. Ai tutje ka shtuar se taksa do të vazhdojë të mbetet. “Pas kësaj dorëheqje mandatin ia kthej popullit, ju jeni të parët që ju informoj. Qeveria e vendit vazhdon të kryejë funksionet e veta pa krijuar vakuum, do i informojë zyrtarisht gjitha institucionet relevante, do i mbes gjithnjë besnik atdheut, ishte ndër t’i shërbej vendit. Dorëheqja është e parevokueshme”, ka thënë Haradinaj në konferecën për mediat.

Lexoni edhe…