Thaçi: Më vjen keq që Gjykata Speciale e ka ftuar Haradinajn

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se do të veprojë bazuar në kompetencat e tij kushtetuese dhe ligjore, kjo si rezultat i dorëheqjës së kryeministrit Haradinaj i cili u ftua si i dyshuar nga Gjykata Speciale.

Presidenti tha se me keqardhje e ka pritur lajmin e dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj.

Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, kompentenca për shpalljen e zgjedhjeve i takon Presidentit të vendit në pajtim me partitë dhe koalicionin fitues të zgjedhjeve. Gjithashtu tha se beson në pastërtinë e luftës së UÇK’së dhe në vlerat e larta morale të ushtarëve të lirisë.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të Presidentit Thaçi: