Mesazhi i Haradinajt: Kosova është e paprekshme

Kreu i AAK’së Ramush Haradinaj, tashmë kryeministër në dorëheqje, në profilin e tij në facebook ka treguar në detaje rreth vendimit të tij për dorëheqje, që ka ardhur pas ftesës që i është bërë nga Gjykata Speciale. Haradinaj është ftuar për t’u intervistuar si i dyshuar, deh do të udhëtojë për në Hagë javën që po vjen.

Ai thotë se ka dhënë dorëheqje pasi që dëshiron të paraqitet në Gjykatën Speciale si qytetar i Republikës së Kosovës, në mënyrë që të ruaj nderin e institucionit të kryeministrit.

Kreu i AAK’së thotë se në Hagë do të mbrojë luftën çlirimtare si një shqitparë, dhe se do të triumfojë përballë shpifësve , duke treguar se dy hërë ka dalë i pafajshëm nga Gjykatat ndërkombëtare. Në këtë shkrim Haradinaj ka përmendur edhe dialogun Kosovë-Serbi dhe atë që territori i Kosovës është i paprekshëm dukë dhënë mesazh për lidërët politik kosovarë që të mos ofrojnë në dialog oferta të dëmshme për Kosovën.

Shkrimi i plotë i Haradinaj në Facebook:

Të nderuar kolegë

Dua të ju informoj se sot kam marrë këtë vendim:

Jap dorëheqje të parevokueshme nga detyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe dua që të ju falënderoj për besim dhe përkrahje

Arsyeja e këtij vendimi është se kam marrë thirrje të paraqitem për t’u marrë në pyetje nga Dhomat e Specializuara në Hagë si i dyshuar

Qeveritë dhe pushtetet janë të ndërrueshme, jetojmë në demokraci

Nderi i kryeministrit dhe shtetit duhet të ruhet dhe unë nuk e poshtëroj asnjëherë. Në Hagë si Ramush Haradinaj do t’i dal përballë shpifësve ashtu si e kërkon nderi i luftëtarit shqiptar

Pastërtia ime dhe e luftës së UÇK-së e konfirmuar nga dy aktgjykime nuk mund të njolloset nga askush dhe asnjëherë

Shteti im është Kosova e paprekshme në multietnicitet, shumëgjuhësi, në territor e kufij

Kosovës i bëhet presion i padrejtë për çmimin e njohjes nga Serbia. Ndarja apo Dodik Republika janë të papërballueshme për Kosovën dhe stabilitetin e rajonit

Si kryeministër i Qeverisë së Kosovës besoj fuqishëm se çmimi për njohje është tregu dhe për këtë taksa duhet të jetë çmimi i njohjes

Bashkësia ndërkombëtare po bën gabim që po insiston në çmim të papërballueshëm për Kosovën për njohje. Lidershipi kosovar po bën gabim se nuk po e fuqizon legjitimitetin e vendimit për taksën ndaj Serbisë. Herët a vonë do ta kuptojmë se sa dëm i madh po i bëhet vendit me këtë mosunitet

Kosova euroatlantike është e interesuar për njohje reciproke në kufijtë ekzistues

Dialogu për njohje është edhe rruga për tregti të lirë me Serbinë

Kurrë s’është vonë të jemi bashkë – tregu për njohje e jo ndarja apo Republika e Dodikut

Më lejoni të ju siguroj se Taksa mbetet, ushtria e Kosovës shkon para, Trepça është e gatshme për investime

Pas kësaj dorëheqjeje, mandatin ia kthej popullit. Sovrani të vendos për udhëheqjen e ardhshme me zgjedhje të lira dhe demokratike

I drejtohem Presidentit që në afatin kushtetues të kryejë konsultimet me partitë politike dhe t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme

Qeveria e vendit vazhdon të kryejë funksionet e veta pa lejuar vakuum qeveritar deri në Qeverinë e re të dalë nga zgjedhjet e lira dhe demokratike

Menjëherë do t’i drejtohem me shkresa zyrtare për dorëheqjen e parevokueshme institucioneve të vendit dhe udhëheqëse të koalicionit qeverisës

Do t’i shërbej me besnikëri gjithë jetën, popullit, atdheut dhe shtetit tim Kosovës

Faleminderit!

Lexoni edhe…