Avokati i njohur: Vetëm Gjykata Kushtetuese mund të vendosë për dekretin e presidentit

Saimir Vishaj, kreu i Shoqatës së Avokatëve Penalistë thotë se dekretin e presidentit për anulimin e zgjedhjeve, Vishaj thotë se mund ta marrë në shqyrtim vetëm Gjykata Kushtetuese.

Por edhe Gjykata Kushtetuese, nuk ka kuorum prej më shumë se një viti. Në fillim të vitit 2018, një komision nisi punën për të kontrolluar gjyqtarët dhe prokurorët për origjinën e pasurisë së tyre dhe për lidhjet e mundshme me krimin e organizuar.

Vishaj e sheh të vështirë krijimin me shpejtësi të Gjykatës Kushtetuese, pasi tre gjyqtarë zgjidhen nga Gjykata e Lartë (e cila nuk është funksionale), tre nga Kuvendi, dhe tre nga Presidenti.

Në një intervistë për Report TV, avokati i njohur thotë se dekreti për anulimin e zgjedhjeve nuk mund të kalojë në Kolegjin Zgjedhor, pasi sipas tij, vetë ky institucion është i papajtueshëm me ligjin. “Sepse duhet të zgjidhet me short nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Anëtarët e Kolegjit, nuk duhet të jenë subjekte të rivlerësimit. Për sa kohë ka anëtarë të tillë, ai është nul”,- theksoi Vishaj.

Kjo është një situatë, ku sipas tij, nuk mund të ketë ndërhyrje juridike. E gjitha është në dorë të politikës. “Palët duhet të ulen në tavolinë. Nuk ka ndërhyrje juridike për sa kohë nuk kemi një pushtet gjyqësor, përsakohë nuk ka Gjykatë të Lartë”, tha Vishaj gjatë intervistës.

Lexoni edhe