Historiani Arben Llalla: Rama përballë Metës është i humbur

Historiani Arben Llalla komenton përballjen më të fundit institucionale mes Presidentit Ilir Meta dhe Kryeministrit Edi Rama. Në një reagim përmes rrjeteve sociale historiani i kujton Ramës se përballë Metës është i humbur, edhe pse thekson se beteja mes tyre do jetë interesante.

“Rama duhet ta ketë parasysh se përballë Metës është i humbur. Meta e bëri Saliun kryeministër, bëri dhe Ramën. Nuk është punë tifozllëku, por një e vërtetë. Nëse do Meta, e bën Ramën të flasë me pasqyrën. Politikanët shqiptar të Ballkanit do përkrahin Metën se sa Ramën. Edi Rama nëse se beson le ta vëjë një bast të fortë me mua. Ilir Meta kontrollon fushën e politikës me qetësi dhe dashuri që nga viti 1998. Do jetë një betejë interesante Meta-Rama, ringu do mendje dhe grusht të fortë, në çastin kur kundërshtari do jetë zbuluar, me hundën në qiell e bithën në diell”, shprehet historiani Arben Llalla.