Pollo: Cakaj me shkelje penale. DSIK duhet marrë në hetim

Deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo e ka cilësuar të drejtë vendimin e Presidentit Ilir Meta për mos dekretimin e Gent Cakaj si ministër i Jashtëm.

Në një reagim në rrjetet sociale, Pollo thotë se Cakaj jo vetëm ka ide antikushtetuese për tërësinë territoriale të Kosovës , por rezulton edhe me shkelje penale gjatë kohës që ishte zëvendësministër i Jashtëm.

“Genc Pollo: I propozuari i Edi Ramës për MPJ jo vetëm me ide antikushtetuese e aventureske por edhe me shkelje penale në detyrë. Meta me plot të drejtë refuzon Cakajn. DSIK duhet marrë nën hetim!”,- shkruan Pollo.

Lajme të tjera për dekretin e kreut të shtetit: