Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 14:01 Maresca para Napolit: Objektivi është tetëshen e parë Enzo Maresca, trajneri i Manchester City, tha në konferencë për shtyp se objektivi i skuadrës është renditja mes tetë skuadrave të para në fazën…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ish-ministri jashtëm Haxhinasto: Ja pse nuk duhet dekretuar kandidati i Kryeministrit

Kryesore
E premte, 17 Shtator 2021 20:28
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Edmond Haxhinasto

Meditim për dekretimin e një ministri

Duket qartë që emri i cili ka shkaktuar më shumë diskutim nga lista e gjatë e emrave për ndryshimet në qeveri mbetet ai i propozuar për ministër të jashtëm. Si një pozicion delikat i përfaqësimit të Republikës së Shqipërisë, si dhe i formulimit dhe zbatimit të politikës së saj të jashtme, nuk përbën një “teprim”, as ndërhyrje në kompetencat kushtetuese të kryeministrit, vlerësimi pak më i thellë i kësaj kandidature, duke marrë shkas dhe nga çka është diskutuar në media këto ditë. Për të qenë më i përmbledhur, po përpiqem ta strukturoj vlerësimin tim, por jo sipas rëndësisë prioritare të çështjeve.
Së pari, mosha e personit. Për mua nuk përbën asnjë problem një ministër i jashtëm në këtë moshë, duke patur në mendje edhe raste të tjera, kur shumë politikanë shqiptarë kanë marrë përgjegjësira edhe më të mëdha në ekzekutiv se ai i ministrit të jashtëm, pikërisht si kryeministra të vendit. Por ka një ndryshim thelbësor, se kryeministrat “e rinj” të Shqipërisë u bënë të tillë pas një karriere politike shumë intensive, si deputetë dhe drejtues politikë. Dhe në informacionin e bërë publik, personi në fjalë nuk ka asnjë eksperiencë të tillë të ngjashme.

Së dyti, qytetaria kosovare. Në shumë aspekte, një zhvillim pozitiv, një shenjë konkrete se shqiptarët e dy aneve të kufirit po integrohen; se kapacitetet njerëzore mund t’i shërbejnë kombit në tërësi, pavarësisht qytetarisë apo shtetësisë mbi pasaportë. Këtë fakt do ta kisha theksuar edhe më shumë si një zhvillim pozitiv, po të kishin ndodhur angazhime të shqiptarëve të kësaj ane të kufirit, në anën matanë, qoftë edhe në pozicione më modeste zëvendës-ministrash, gjë që në dijeninë time nuk ka ndodhur.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Image

Ndërkohë, mendoj se shteti i ri i Kosoves, edhe për vetë faktin e rinisë së tij 10 vjeçare, ka më shumë nevojë për njerëz të tij të talentuar, (siç nuk kam dyshim që mund të jetë personi në fjalë), sesa Republika e Shqipërisë. Shtuar kësaj, edhe nevoja për talente diplomatike në kohen kur kemi sfida të jashtëzakonshme për diplomacine e re kosovare, si njohjet ndërkombëtare, antarësimi në organizata rajonale e ndërkombëtare, liberalizimi i vizave, e shumë të tjera sfida madhore. Pra, mos do qe më mire që këto kapacitete t’i shërbenin Kosovës? Besoj se po.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Së treti, përgjegjësia politike. Dikush mund të nxitonte të shprehej se përgjegjësia politike në një përzgjedhje të kësaj rëndësie i përket kryeministrit. Jam i bindjes se ministri i jashtëm e ankoron përgjegjësinë e tij si kryediplomat, si person përgjegjës politik për gjithë veprimtarinë e shërbimit të jashtëm, edhe tek pesha dhe përgjegjësia politike e publike që mban në politikën kombëtare. Një peshë dhe cilësi të tillë, kandidatura në fjalë nuk e përmban. Aq me tepër që portofoli që i është propozuar, mban edhe atë të çështjeve Evropiane, një sfidë tjetër e madhe për vendin.
Së katerti, thelbi i politike-bërjes.

Mund t'ju interesojë

Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!

Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!

Para 1 ore
Avokati i Veliajt, Plarent Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht më!

Avokati i Veliajt, Plarent Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht më!

Para 2 orësh
Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek...

Para 5 orësh

Shpesh thonë që politika e jashtme është pjesa më konservatore e politikave të një shteti, në kuptimin që ajo ngrihet mbi themele të konsoliduara, historike, dhe traditë, që orientohet në rrethanat e situatat e reja edhe duke mbajtur një sy apo pikë reference, pikërisht tek kjo traditë. Kthesat e forta në politikën e jashtme të një vendi janë ngjarje të rralla. Pergjithësisht, këto ngjarje krijojnë “kërcitje” mes risive të momentit, dhe traditës por edhe kontributeve që një vend ka dhënë historikisht në politikën e tij të jashtme. Konkretisht, Republika e Shqipërisë ka dhënë një kontribut jo modest për situatën ku gjendet sot rajoni, për paqen e tij, nivelin e sigurisë dhe të bashkëpunimit mes vendeve të tij. Ky kontribut disavjeçar, i ka dhënë Republikës së Shqipërisë jo pak kredite ndërkombëtare, jo pak vlerësime nga aleatët tanë strategjikë SHBA, apo partnerët evropianë të BE.

Ky kontribut, ka qenë i vlefshëm kryesisht se është ngritur mbi një sistem vlerash Euro-Atlantike të përqafuara nga shteti shqiptar, si bashkejetesa mes kombeve, toleranca dhe respekti për minoritetet, integrimet kombëtare, rajonale dhe ato në një kuader më të gjere, Integrimi Euro-Atlantik. Në këtë kuptim, qëndrimet e shprehuara publikisht për shkëmbime territoresh apo korrigjime kufinjsh nga personi i propozuar si minister i jashtëm, kam bindjen se cënojne rëndë të gjithe traditën tonë moderne në politikë e jashtme, kontributin jo-modest të Republikës së Shqipërisë për paqen e stabilitetin e rajonit, si dhe kompromentojnë perspektiven e integrimit të saj por edhe të rajonit në Evrope. Prandaj, një përzgjedhje e tillë, në gjykimin tim, është e papranueshme.

Së fundmi, procesi i emërimit dhe dekretimit në detyrë të ministrit. Në një sistem normal politik, siç dëshirojmë ta kemi ketë tonin, elementi i kontrollit dhe balancës është thelbësor për demokracinë. Ky element funksionon edhe në përzgjedhjen e ekzekutivit, gjë që është jo vetëm përgjegjësi e kryeministrit, por, në zbatim të frymës së Kushtetutës, duhet të jetë një aksion konsultues, në mos konsensual, mes institucioneve kryesore: Kuvendit – Presidentit dhe Ekzekutivit. Në kushtet kur Parlamenti ynë nuk e ka të parashikuar hallkën filtruese të kandidaturave përpara dekretimit (në formën e dëgjesave, siç e aplikon Kongresi Amerikan), hallkat e mbetura janë: dekretimi ose jo nga Presidenti i Republikës, miratimi ose jo me votë nga Kuvendi i dekretit të Presidentit (mazhoranca e ka të lehtë ta votojë me shumicë të thjeshtë), kontestimi në Gjykate Kushtetuese (jo-ekzistente).

Në keto kushte, duket se i vetmi filter kontrollues mbetet institucioni i Presidentit, edhe në dritën e përgjegjësive specifike direkte që ai ka për politikën e jashtme. Prandaj, mendoj se duhet durim dhe respekt për çdo minutë kohë që ky institucion kërkon për marrjen e një vendimi kaq kompleks dhe të rëndësishëm, siç është dekretimi i ministrit të jashtëm.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Maresca para Napolit: Objektivi është tetëshen e parë
Para 15 minutash

Maresca para Napolit: Objektivi është tetëshen e parë

Ekzekutimi në Fier, nëndrejtori i policisë jep detajet: I plagosur ka mbetur nipi. Po merren pamjet e kamerave
Para 24 minutash

Ekzekutimi në Fier, nëndrejtori i policisë jep detajet: I plagosur ka mbetur nipi. Po merren pamjet e ...

Doue dhe Kvaratskhelia kanë mbyllur sezonin, PSG kërkon zëvendësues në janar
Para 30 minutash

Doue dhe Kvaratskhelia kanë mbyllur sezonin, PSG kërkon zëvendësues në janar

Cannavaro paralajmëron Napolin para Manchester City
Para 46 minutash

Cannavaro paralajmëron Napolin para Manchester City

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 8 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 19 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
22 Nëntor 2026, 11:53

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.