Studentët nuk tërhiqen nga kërkesat. Nesër do rrethojnë Kryeministrinë

Studentët nuk tërhiqen dhe nuk mashtrohen. Ata rrethuan sot ministrinë e arsimit, duke qenë me mijëra vetë, çka krijoi një iluzion të dhjetorit 1990.

Vargu i pafund i studentëve pushtoi bulevardin kryesor të Tiranës, ku u ndalën para zyrës së kryeministrit e më pas drejt ministrisë së arsimit. Tirana u paralizua nga protesta e studentëve, të cilët kërkonin zgjedhje për hallet ekonomike, sepse tarifat ishin të larta. Në fillim kryeministri e mori me të qeshur, por kur pa mijëra studentë, nxori ministren e arsimit. Lindita Nikolla në një konferencë urgjente për mediat ka deklaruar se qeveria do të tërhiqet nga vendimi i saj për vendosjen e tarifave të studentëve në universitet publike. Ministrja Lindita Nikolla deklaroi se “neni 4 i Vendimi të Këshillit të Ministrave që prek tarifat do të hiqet”.

Por kjo është vetëm një pikë e kërkesave të studentëve. Studentët bëjnë të ditur se edhe pas deklaratës së Ministres Lindita Nikolla nuk tërhiqen nga protestat. Gjatë dy ditëve të protestës studentët kanë paraqitur një listë me kërkesa. “Janë edhe katër kërkesa të tjera që kemi bëri. Nuk mjafton vetëm heqja nga tarifat”,- deklaruan drejtuesit e protestës së studentëve.

Studentët thonë se protesta do të vijojë deri në plotësimin e gjithë kërkesave të tyre për arsim të financuar më shumë nga shteti dhe kushte më komode në universitete. Studentët deklarojnë se tubimet do të vijojë edhe para Kryeministrisë, nëse qeveria nuk plotëson gjithë kërkesat e tyre. Ndërkohë qeveria ka prekur buxhetin e shtetit duke ua kaluar një pjesë të fondeve universitetëve private. Studentët janë të vendosur që universitetet publike të jenë falas si dhe të ketë kushte njerëzore, e jo siç janë katandisur sot si mos më keq-deklarojnë studentët.

Kujtojmë se 4 kërkesat e studentëve ishin:

1. Anulimi i VKM për tarifa shtesë.

2. Përgjysmimi i tarifës së studimit.

3. Përmirësimi i kushteve të konvikteve.

4. Bordi i Administrimit të ketë? numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrisë se Arsimit, duke shtuar një përfaqësues nga studentet ne bord.

Nesër, e premte, ora 10.00 studentët do mblidhen përsëri derisa qeveria të pranojë kërkesat e tyre modeste. Tubimi nesër do jetë përsëri te ministria e arsimit, por nëse nuk ka reagim, atëhere ata do ti drejtohen kryeministrisë, si dikur protesta kundër armëve kimike.

Lexoni edhe:

Disa nga kërkesat e studentëve 
1. Anulimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 288, të miratuar më 21.05.2018, sidomos pikën 4 të tij që u vendos një gjobë të padrejtë studentëve për provimet e mbartura.
2. Rritjen e buxhetit të shtetit për universitetet publike dhe përgjysmimin e të gjitha tarifave universitare duke ulur tavanin e tarifës maksimale.

Ndërsa autoriteteve drejtuese të universiteteve publike u kërkojmë: 
1. Ndarjen e pagesës së tarifës në dy këste. 
2. Shtyrjen e afatit të pagesës së secilit këst përtej sezonit të provimeve të semestrit të parë.