Protesta e studentëve, shpërthen Vasili: Kryeministër idiot, sharlatan

Kreu i deputetëve të LSI, Petrit Vasili ka shpërthyer ndaj kryeministrit Edi Rama duke e quajtur të çmendur dhe sharlatan. Ky reagim i Vasilit vjen si pasojë e indiferencës së qeverisë ndaj studentëve, ku pas protestës për heqjen e tarifës për provimet e mbetura, tha prerë se ai nuk është dakord të paguajë për mbetësit.

Vasili i kujton Ramës, rastin e Ajnshtajnit të madh, që ndryshoi botën, por qe kishte mbetur në provime.

Postimi i Petrit Vasilit: 

Kryeministër i çmendur dhe shkollëpak !!!!

Ky kryeministër idiot broçkollit turpet më të mëdha për studentet.

Na thotë jo studentët mbetës kështu po ashtu, që gjoja nuk i paguan nga taksat për ta.

O budalla kryeministër mbetësit janë vetëm në trurin tënd demode.

Sot ka vetëm studentë, që marrin apo nuk e marrin provimin e radhës.

Po Ajnshtajnit që ndryshoi botën, por ka mbetur në provime çdo t’i thuash t’i shkollëpaku proverbial.

Ridhënia e provimeve është një mundësi e re për t’u provuar për çdo student dhe s’mund të jetë objekt përçmimi dhe stigmatizimi aq më shumë nga një sharlatan të dijes dhe shkencës si ti.