Protesta e studentëve, Malaj: 4 pikat që rrëzojnë Lindita Nikollën

Redjon Shtylla

Ish-zv/ministrja e Arsimit, deputetja e LSI-së, Nora Malaj, në një prononcim për “Koha Jonë”, shprehet se protesta e studentëve shqiptarë, është e drejtë pasi Ministria e Arsimit sipas saj është në shkelje në 4 pika. “Protesta e studentëve nuk ka ardhur rastësisht, po është pasojë e Ligjit të Arsimit të Lartë, i cili është ende i pazbatueshëm, pasi ende Ministria nuk ka nxjerrë aktete nën ligjore dhe ka krijuar këtë kaos në Universitete. Nga njëra ana kemi një studim të bërë nga studentët ku rendisin abuzivitetin dhe korrupsionin në Universitete tona, nga ana tjetër kemi një sërë histori plagjaturash, të cilët po i lëkundin themelet sistemit të arsimit dhe së katërti kemi krijimin e bordeve të administrimit, ku ministria ka kapur nga “fyti” çdo institucion të sitemit të arsimit të lartë, për të mos ta lejuar të bëjnë institucionet e arsimit detyrën e tyre, në zbatim e autonomisë, po duke ju dhënë universiteteve autonomi të cënuar”. Si zgjidhje, Malaj thotë që vendimi për tarifimin shtesë për provimet e mbatura të bëhet nul dhe që Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla të japë dorëheqjen, pasi ka krijuar kaos në Arsimin e Lartë.

Prej 3 ditësh studentët janë në protestë, cili është komenti juaj dhe sa të drejta janë kërkesat e tyre?

Jo vetëm sot, po çdo herë që studentët janë ngritur në protestë, ata kanë të drejtë. Po sot e drejta e tyre është e padiskutueshme. E para se VKM-ja që zbatohet këtë vit dhe është taksative për Universitetet, penalizon studentet në tarifat e kripura. E dyta, nuk ka patur trasparencë në tarifimat e tyre dhe të mos harrojmë që me votat e studentëve zgjidhen drejtuesit e universiteteve dhe e treta nuk kemi autonomi të universiteteve, po përdorim dhe kapje të tyre me urdhërat e udhëzimet apo VKM-ja, të cilat e bëjnë të përgjegjshme për situatën Ministrinë.

Ministrja e Arsimit, është shprehur se qeveria është e gatshme të shkojë drejt heqjes së tarifës nga VKM-ja dhe të jetë vetë Universitetet ato që të vendosin lidhur me këtë tarifë nëse duhet aplikuar apo jo? Besoni se qeveria do të marrë një vendim të tillë dhe duhet që Universitetet të jenë në krah të studentëve?

Protesta e studentëve nuk ka ardhur rastësisht, po është pasojë e Ligjit të Arsimit të Lartë, i cili është ende i pazbatueshëm, pasi ende Ministria nuk ka nxjerrë aktete nën ligjore dhe ka krijuar këtë kaos në Universitete.

Nga njëra ana kemi një studim të bërë nga studentët ku rendisin abuzivitetin dhe korrupsionin në Universitete tona, nga ana tjetër kemi një sërë histori plagjaturash, të cilët po i lëkundin themelet sistemit të arsimit dhe së katërti kemi krijimin e bordeve të administrimit, ku ministria ka kapur nga “fyti” çdo institucion të sitemit të arsimit të lartë, për të mos ta lejuar të bëjnë institucionet e arsimit detyrën e tyre, në zbatim e autonomisë, po duke ju dhënë universiteteve autonomi të cënuar. Sot studentët jo vetëm kanë të drejtë, pasi ende kjo qeveri nuk e kupton se arroganca dhe trajtimi i të rinjve si kavie eksperimentale nuk mund të vazhdojë më.

Studentët sot janë të pasigurt , janë pa shpresë, janë të frustuar dhe nuk shohin shpresë për të ardhmen. Sot, po jo vetëm sot, po përherë kam qënë në krahun e tyre. Ata nuk janë as bankomatë, as klientë të për shtetin, po shteti me buxhetin e tij, që është i taksapaguesit shqiptarë duhet të bëjë shumë për studentët e të rinjtë shqiptarë e mos t’i trajtojë si emigrantë në vendin e tij.

Qeveria duhet të rreflektojë e të veprojë, pasi studentët janë në të drejtën e tyre. Kur studentët protestojnë, qeveria duhet menjëherë të reagojë! Arsimi publik është i qytetarëve dhe fëmijëve qytetarë të këtij vendi.

Akuzat ndaj opozitës se po e përdor këtë protestë, nuk kanë munguar nga qeveria. Keni një reagim për këtë situatë?

Protesta e studentëve është e tyre dhe vetëm e tyre, ashtu siç janë edhe protestat për zonën e Astirit, për Teatrin, për Minatorët . Kjo është kauza e qytetarëve Shqiptarë, të cilët shteti i trajton si skllever modernë. Ne jemi në krahë të çdo protestuesi për të mbështetur kauzën e tyre. Zgjidhja e parë, ministrja të japë dorëheqjen, e dyta VKM-ja të quhet nul, të anullohet dhe e treta qeveria e kapur nga krimi duhet të kuptojë që tashmë ka rënë. Këmbanat e alarmit tregojnë se jeta e popullit është bërë e pajetueshme. Shqipëria është e shqiptarëve, jo e oligarkëve!