Unioni i Gazetarëve Shqiptarë: Solidarizohemi me “Koha Jonë”. Jo presione ndaj medias

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar pas incidentit të ndodhur mes policisë dhe gazetës “Koha Jonë”. Në një deklarate për media, UGSH shpreh solidaritet me gazetarët duke i bërë thirrje autoriteteve që të mos ekspozojnë forcë me pushtetin e fjalës dhe mendimit në vend.

DEKLARATA:

Ngjarja e ndodhur me gazetën “Koha Jonë” dhe gazetarin dhe botuesin e saj, të mirënjohurin Nikollë Lesi është më e pakta e papëlqyeshme.

Por më shmë se kaq, dërgimi dhe përqëndrimi i forcave të shtuara policore ndaj një redaksie, është një veprim dukshëm jo profesional dhe tolerant, por edhe një mënyrë jo normale komunikimi i institucioneve ligjzbatuese shtetërore me subjektet mediatike në vend.

Shteti ka rrugët e tij ligjore për të komunikuar me këdo dhe për të garantuar zbatimin e ligjit.
Demonstrimi i forcave asesi nuk duhet bërë përpara institucioneve apo enteve mediatike dhe ndonjë përfaqësuesi të fjalës së lirë.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë është në mbështetje të lirisë editoriale por edhe reale e praktike të subjekteve mediatike në vend.
Shprehim solidaritetin tonë me zotin Nikollë Lesi dhe u bëjmë thirrje autoriteteve shtetërore që si pushtet nuk duhet të përplasen apo ekspozojnë forcë me pushtetin e e fjalës dhe mendimit të lirë në vend. Në një shoqëri demokratike secili bën punën e tij, në respekt të Kushtetutës dhe Ligjeve.

Zyra e shtypit
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

Lexoni dhe:

Policia rrethon dhe kontrollon redaksinë e gazetës “Koha Jonë”

Luan Rama: Kryeministri të distancohet nga presioni ndaj “Koha Jonë”

Ylli Manjani: Fjala e lirë sipas Rilindjes

Spahiu: Presion mbi mediat nga PS

Presion politik ndaj shtypit të lirë