Luan Rama: Kryeministri të distancohet nga presioni ndaj “Koha Jonë”

https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/1365119330267472/

Zëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka reaguar sot kundër presionit policor ndaj gazetës “Koha Jonë”. Në një konferencë për mediat, Rama se presioni policor është i dënueshëm dhe kryeministri Edi Rama duhet të distancohet.

Ai theksoi se format e ndryshme të presionit ndaj mediave, janë një kambanë alarmi për të gjitha mediat e tjera në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është një akt i papërgjegjshëm dhune shtetërore e ushtruar ndaj pronarit të “Koha jonë”. Veprimi i policisë së shtetit është i paligjshëm dhe në kundërshtim me ligjin. I bëj thirrje kryeministrit që jo vetëm të distancohet nga ky akt i shëmtuar dhe i papërgjegjshëm por të marrë masat për të ndëshkuar fajtorët. Prokuroria të zbardhë të vërtetën në mbrojtje të zbatimit të ligjit dhe garantim të së drejtës për informim”,- deklaroi Luan Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Konferenca për shtyp e Zv.Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Luan Rama

Më lejoni t’ju uroj të gjithëve ju përfaqësuesve të medias punë të mbarë dhe sa më shumë transparencë dhe korrektesë në transmetimin e të vërtetës përballë opinionit publik.

Për fat të keq, jam i detyruar sot të jem në këtë konferencë për shtyp me ju në lidhje me një ngjarje të rëndë që ka ndodhur, jo thjeshtë dhe vetëm ndaj gazetës “Koha Jonë”, por është një ngjarje e rëndë që ka të bëjë në fakt me një sjellje të papërgjegjshme, me një arrogancë kriminale të pushtetit ndaj lirisë së shtypit, ndaj lirisë së fjalës dhe ndaj lirisë për të ushtruar gazetarët të drejtën e tyre të informimit publik si një e drejtë kushtetuese.

Në emër të LSI-së jam këtu për t’u solidarizuar plotësisht me të gjithë ekipin, stafin, punonjësit, drejtuesit dhe pronarin e gazetës “Koha Jonë”, duke i siguruar ata në mbështetjen dhe në solidaritetin e plotë të LSI-së.

Dëshiroj gjithashtu të denoncoj si një akt të papërgjegjshëm dhunën shtetërore të ushtruar ndaj pronarit dhe disa punonjësve të gazetës “Koha Jonë” si shprehja më domethënëse e fytyrës arrogante të pushtetit aktual, si dëshmi e degradimit të vazhdueshëm të këtij pushteti.

Sepse arbitrariteti dhe arroganca ndaj kujtdo është padyshim një akt i shëmtuar, ndërsa arbitrariteti dhe arroganca për të goditur lirinë e fjalës, lirinë e shtypit, lirinë e shprehjes së mendimit është padyshim një arrogancë kriminale e denjë vetëm për pushtete që e ndërtojnë të gjithë arkitekturën e ekzistencës së tyre mbi dhunën, mbi imponimin dhe mbi mashtrimin.

Veprimi i Policisë së Shtetit është tërësisht i paligjshëm, është në kundërshtim me ligjin dhe për fat të keq, kjo nuk është hera e parë e sjelljes në këtë mënyrë të drejtuesve të Policisë së Shtetit.

Prandaj i bëj thirrje Kryeministrit të vendit, që menjëherë jo vetëm të distancohet nga ky akt i shëmtuar dhe i papërgjegjshëm, por të marrë të gjitha masat për të ndëshkuar fajtorët. Ndërkaq, organi i Prokurorisë të fillojë menjëherë hetimet dhe të zbardhë të vërtetën në mbrojtje të zbatimit të ligjit, në mbrojtje dhe në garantim të të drejtës për t’u ushtruar në liri të plotë në respekt të Kushtetutës të drejtën për informim, të drejtën e fjalës dhe të mendimit të lirë.

Çdo pushtet që ka tentuar apo ka provuar të ushtroj dhunë mbi shtypin, mbi gazetarët dhe mbi fjalën e lirë, gjithmonë ka humbur. Aq më tepër po të keni parasysh historinë jo fort të largët të raporteve të pushtetit të dhunës me gazetën “Koha Jonë”.

Prandaj edhe referuar asaj përvojë të çmuar që na jep historia jonë e afërt, e ftoj edhe një herë Kryeministrin të distancohet dhe të mbajë qëndrim të prerë për të ndëshkuar cilindo që në kundërshtim me ligjin ka ushtruar dhunë, presion, dhe arrogancë policore ndaj gazetës “Koha Jonë”, ndaj botuesit të saj dhe ndaj të gjithë punonjësve.

Edhe një herë e theksoj, kjo nuk është thjeshtë dhunë ndaj gazetës “Koha Jonë”, është dhunë dhe presion ndaj lirisë së fjalës, ndaj lirisë së shtypit dhe ndaj lirisë së shprehjes së mendimit çka është në fakt, jo thjeshtë në aspektin formal një e drejtë kushtetuese, por edhe në aspektin real një e drejtë fondamentale për vetëm ekzistencën e demokracisë në një vend demokratik.

Pyetje nga gazetarët: Doja t’ju pyesja në lidhje me qeverinë e re të prezantuar pak ditë më parë nga Kryeministri Edi Rama, doja një koment nga juaj nëse është e mundur si përsa i përket strukturës së saj, ku bie në sy shkurtimi i disa ministrive dhe vlen të veçojmë ndoshta atë të integrimit, dhe një tjetër opinion tuajin nëse është e mundur sa i përket emrave të ministrave të rinj. Çfarë shikoni apo veçoni mes tyre?

Jo thjesht si përfaqësues politik dhe si drejtues i LSI-së, por edhe si gazetar në profesion, prisja me gjithë respektin që kam për ju personalisht që meraku juaj të fokusohej te meraku ynë i përbashkët që është sot akti arbitrar i dhunës policore ndaj gazetës “Koha Jonë”.

Për qeverinë strukturën programin, përmbajtjen, përbërjen dhe gjithë tjetër lidhet me të ne do të jemi së shpejti në çelje të sesionit të punimeve të Kuvendit, të legjislaturës së re të Kuvendit dhe atje do të mbajmë gjithë qëndrimin tonë përballë asaj çfarë na ofron në fakt jo në mënyrë surprizuese gjithçka është bërë e njohur me projektin e qeverisë së re.

Përkundrejt opinioneve të shprehura nga kolegë, jo vetëm politikanë, por edhe përfaqësues të opinionit publik, dëshiroj të theksoj që për mua nuk përbën asnjë surprizë gjithçka ka ndodhur dhe është në thelb shprehja më adekuate e asaj çfarë është rilindja e rilindur në dimensionin e vet më abuziv më kriminal të shfaqur edhe në sjelljen më të fundit ndaj gazetës “Koha Jonë”.

Punë të mbarë dhe solidaritet në profesionin tuaj të vështirë fisnik përballë arbitraritetit dhe dhunës shtetërore por jam i bindur ia vlen sepse është një betejë që duhet fituar dhe ne do ta fitojmë së bashku.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?