Policia godet për vdekje një protestues të opozitës. Demokratët: Do përgjigjemi!

Përplasjet e ndodhura sot në Burrel ku qytetarët kërkojnë moszhvillimin e zgjedhjeve pa opozitën kanë lënë pas të plagosur dhe të dëmtuar.

Një protestues është plagosur rëndë nga forcat speciale. Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore është dërguar me urgjencë drejt Tiranës. Partia Demokratike njoftoi se qytetari i plagosur për vdekje është Alfred Lika.

“Alfred Lika është goditur nga Forcat Speciale, të cilat, në paligjshmëri të plotë me veprimet e tyre, i kanë shkaktuar fraktura të rënda në kokë. Alfred Lika, vëllai i Kryetarit të PD, Burrel, është nisur me helikopter drejt Tiranës”,- njoftoi PD.

Plagosja e një qytetari nga forcat e policisë ka sjellë reagime të forta në qytetin e Burrelit. Duke e cilësuar si kriminale sjelljen e forcave të rendit të urdhëruara nga drejtuesit politikë, përfaqësues të PD deklarojnë se qytetarët do të përgjigjen.

Në orën 14:40, kryetari i PD, Lulzim Basha është nisur me urgjencë për në spitalin ushtarak. Kreu i PD vizitoi të plagosurin në Burrel, i sjellë me helikopter në Tiranë.

Lexoni edhe