Rama: Kush kryen krim elektoral, nuk do lejohet jashtë (ligji nuk vlen kur vjedh zgjedhjet PS)

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sërish mbështetësit e opozitës se kush kryen krim elektoral nuk do të lejohet të dalë jashtë vendit për 5 deri në 10 vite. Në një takim me banorët e njësisë administrative nr.1 në Tiranë, Rama tha se kjo masë do të kalojë nesër në parlament. “Nuk do lejohet të dalin nga vendi 5-10 vite kush kryen krim elektoral. Kjo masë do të kalojë nesër në Parlament. E gjithë kjo rrëmujë bëhet nga frika e reformës në drejtësi. Keqardhje për ata që i ndjekin se po përfundojnë burgjeve. Shkojnë në burg për Lulin dhe për fallxhoren. Ata nxisin njerëzit të bëjnë rrëmuja, vetë flenë në shtëpitë e tyre”, deklaroi Rama.

Pak ditë më parë përgjimet e realizuara nga prokuroria shqiptare dhe të botuara në gazetën Bild tregonin se që nga kryeministri dhe deri të drejtorët e PS janë përfshirë në manipulimin  e zgjedhjeve të vitit 2017.

Nëse ligjet do zbatoheshin për krimin elektoral, të parët që nuk do lejoheshin të dilnin jashtë vendit janë zyrtarët e PS. Por kur Rama flet për zbatimin e ligjit e ka fjalën vetëm për ndëshkimin e opozitës, jo të vetes dhe zyrtarëve të tjerë të PS.