Dekonspirimi i familjes në Kavajë, PD: Rama ka 1 orë të shkarkojë Spiropalin e të heqë videon nga FB

Gjashtë ditë më parë, ish-kryeministri Sali Berisha ishte i pari që publikoi në Facebook atë që kishte ndodhur me një nxënëse në shkollën “Rilindja” në Kavajë, duke mos dhënë detaje rreth identitetit, por duke denoncuar fenomenin.

Kaq u desh që lajmi të përhapej gjerësisht në media dhe të zbuloheshin të dhëna rreth asaj që kishte ndodhur deri në publikimin e dosjes së prokurorisë.

Qeveria ka bërë thirrje vazhdimisht për ruajtjen e anonimitetit të vajzës, duke bërë thirrje për të mos e përdorur rastin politikisht. Por, sot, 6 ditë pas ngjarjes, është ERTV-ja e qeverisë që publikon me zë dhe figurë prindërit e vajzës dhe gjyshin e saj, gjë që nuk kishte ndodhur në asnjë media dhe asnjë portal.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në familjen e viktimës së abuzuar, ka shkuar deputetja dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila ka transmetuar në faqen e Edi Ramës së ndjekur nga 1.1 milion shqiptarë, videon 4 minutash.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lidhur me këtë dekonspirim ka reaguar edhe  Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Arsimit dhe Medias Albana Vokshi.

Reagimi i plotë

EDI RAMA TË SHKARKOJË MENJËHERË ELISA SPIROPALIN E TË HEQË VIDEON NGA FACEBOOK

Pasi qeveria e tyre i ka braktisur, pasi policia e tyre dështoi, pasi e fshehën ngjarjen nga tetori në janar, pai thanë që ndodh edhe nëpër filma, në përpjekje për të mbuluar skandalin me shtirje, treguan sesa vlejnë fëmijët e shqiptarëve dhe sërisht nuk ndalen duke dëmtuar interesat e fëmijes së dhunuar dhe familjes.

Zbulojnë identitetin e vajzës së vogel, gjë që s’e ka bërë asnjë media, vetëm për të bërë propagandë me viktimën e një sistemi që përdhunuesit i ka promovuar dhe u ka dhënë pushtet.

Elisa Spiropali sot ka shkelur jo vetëm kodin moral të shqiptarit, por edhe kodin penal, që nuk lejon zbulimin dhe publikimin e identitetit të fëmijës së mitur në asnjë rrethanë. Premtimet për bursa, duke menduar që cdo gje mund ta blejne, është një sjellje me mendësi kriminale, si kriminelët që kërkojnë të blejnë heshtjen e viktimave të tyre.

Premtimi premtimi për bursë studimi është si blerja e heshtjes së viktimave

Si nënë, si grua, por edhe si kryetare e komisionit të arsimit, kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të Elisa Spiropalit.

Edi Ramës i kërkoj ta heqë menjeherë videon nga faqja e tij në facebook.

Nëse ai nuk e bën këtë brenda 1 ore, AKEP duhet të bllokojë facebookun e Edi Ramës.

Shpresoj shumë që një nga këto kërkesa të plotesohen në respekt të një vajze të traumatizuar dhe të një shoqërie që e ka përjetuar me dramë këtë fatkeqësi.

Nëse nuk reagojnë, nënat nuk do t’ia falin këtë Edi Ramës!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?