Mosbindje civile. Studentët bllokojnë rrugët kryesore në Tiranë (VIDEO)

Studentët kanë marrë vendimin për të përshkallëzuar protestat, pas refuzimit prej 13 ditësh nga kryeministri Edi Rama për të mos përmbushur kërkesat e tyre. Ditën e sotme, pas një proteste madhështore para Kryeministrisë, ata kanë vendosur që protesta të kalojë në mosbindje civile.

Katër orë pasi kanë protestuar poshtë zyrës së Edi Ramës dhe nuk kanë marrë përgjigje pozitive për kërkesat, studentët deklaruan se do të bllokojnë akset kryesore të Tiranës.

Studentët janë shpërndarë nga kryeministria dhe po përvijohen 3 grupe. Disa do vazhdojnë të qëndrojnë poshtë zyrës së Ramës, një grup tjetër do bllokojnë Zogun e Zi dhe të tjerët rrugën pas Bankës Kombëtare.

Nuk dihet ende cili është vendimi përfundimtar, por kjo do të sjellë bllokimin e gjithë qarkullimit në kryeqytet.

VIDEO/Studentët drejt Zogut të Zi

Lexoni edhe…