Studentët e revoltuar: Nuk durojnë më! Nuk ka më protestë paqësore

Incidenti i ndodhur sot me policinë dhe forcat speciale para Kryeministrisë, si dhe refuzimi i Edi Ramës për të plotësuar kërkesat e studentëve kanë sjellë humbjen e durimit nga të rinjtë.

Disa prej folësve në mitingun e madh para qeverisë, paralajmëruan kryeministrin Edi Rama se tashmë nuk ka më asnjë garanci se protestat do të jetë të qeta dhe paqësore.

Duke e akuzuar Edi Ramën si kryeministrin që po tallet me gjithë të rinjtë, po i provokon dhe së fundi edhe po i dhunon, studentët paralajmëruan përshkallëzim të protestës.

Situata u tensionua rreth orën 14:00 të ditës së sotme, kur forcat e policisë penguan studentët që të rrethonin në mënyrë simbolike hyrjen e godinës së Kryeministrisë. Në këtë momente pati dhe përplasje fizike mes studentëve dhe forcave speciale.

Një pjesë e studentëve arritën të mbanin nën kontroll situatën dhe shmangën përplasjen e fortë. Por pas këtij incidentit, disa nga organizatorët e protestës deklaruan se Edi Rama e humbi shansin për të gjetur një zgjidhje normale për kërkesat e tyre.

Ata deklaruan se nuk japin me garanci se protesta do të jetë qytetarë dhe paqësore, duke nënkuptuar se kalimi në një përplasje mes të rinjve dhe policisë tashmë është vetëm dorën e kryeministrit Edi Rama.

Pamje me dron nga protesta para Kryeministrisë

Lexoni edhe…