Manjani i përgjigjet Veliajt dhe Peleshit: Lëreni kapitenin në anijen e tij
Kryesia e PS zhvilloi sot një mbledhje urgjente ku u diskutua për shkarkimin e Ministrit Manjani dhe marrëdhëniet me LSI. Niko Peleshi dhe Erion Veliaj komentuan për mediat vendimin e Ramës për shkarkimin e Manjanit.
Pas deklaratave të tyre ka reaguar dhe Ylli Manjani.
Komenti i plotë i Manjanit në Facëebook:
Mirëmbrëma,
Dua të përshëndes dy shokë të mirë të kësaj mazhorance, Niko Peleshin dhe Erion Velinë.
E falenderoj me shumë sinqeritet Zëvendëskryeministrin sepse në të dyja qëndrimet e tij (dje dhe sot) për shkarkimin tim ka thënë të vërtetën. Jam shkarkuar sepse fola!
Këtë thashë dhe unë dje! Nuk e di a e ka lexuar motivacionin e shkarkimit tim Zv/Kryeministri, por e vërteta është ajo që themi ne të dy: “u shkarkua sepse foli”. Pra nuk u shkarkova për marrëdhënie më të mira me Kuvendin sepse këtë mandat e ka kolegia ime (edhe keto ditë) Ermonela Felaj dhe as për progresin e Reformës në Drejtësi, mandat të cilin mazhoranca ka kohë që e ushtron në Parlament.
Faleminderit Niko që edhe ti flet dhe thua të vërtetën!
Së dyti mikut tim Erion Veliaj i kam dhënë votën për kapiten të Tiranës dhe kam bërë mirë. Të paktën deri tani Erioni e ka justifikuar besimin!
Jam i bindur tashmë se asnjë kandidat tjetër që përflitej asokohe nuk do ishte në lartësinë e Erionit.
Këshilla ime për Erionin është ta lërë atë “kapitetin” tjetër në anijen e vet! Është anije krejt tjetër ajo e atij “kapitenit” që shtyn dhe mbledhjen e rradhës të qeverisë se nuk duron dot asnjë kontribut në favor të bashkive!
Ka harruar se ka qenë dikur në atë anijen ku je ti sot!
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=TFHkIhc5KaU&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]
LEXONI DHE:
Manjani i përgjigjet deputetit të PS: Kërko analizat mjekësore të Ramës
KOHA JONË SONDAZH

