Manjani i përgjigjet deputetit të PS: Kërko analizat mjekësore të Ramës
Ministri në detyrë i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar ndaj akuzave të ashpra dhe jo etike që ka bërë sot deputeti socialist Pirro Lutaj.
Lutaj u shpreh në Komisionin e Ligjeve se nuk komentonte deklaratat e Manjanit, pasi po priste “analiza mjekësore të Ministrit”.
Ndërsa Manjani shprehet se deputeti duhet të kërkoj analizat e kryetarit të tij, Edi Rama.
Komenti i plotë i Manjanit:
Përshëndetje,
Po lexoj në një portal që, një deputet koti i Komisionit të Ligjeve kërkon analizat e mia mjekësore..!
I sugjeroj deputetit rilindas të kërkojë analizat e Kryetarit të vet!
Nëse nuk ja jep i sugjeroj ta kerkojë në memorien e shtypit shqipëtar. Ja ka botuar Gazeta Tema kohë më parë.
Lexoni dhe:
Manjani i përgjigjet Veliajt dhe Peleshit: Lëreni kapitenin në anijen e tij
KOHA JONË SONDAZH

