Esat Pashë Toptani (1913): Nuk besoj në krijimin e një shteti shqiptar!

Nga Aurenc Bebja, Francë – 30 Nëntor 2019

“L’Echo de Paris” ka botuar, të martën e 25 marsit 1913, në faqen n°3, intervistën e Esat Pashë Toptanit, dhënë asokohe gazetës greke “L’Acropolis” në lidhje me opinionin e tij mbi krijimin e një shteti të pavaur shqiptar, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Intervistë e Esat Pashës për shtetin e ardhshëm shqiptar

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Athinë, 24 mars.

 “L’Acropolis” boton një intervistë me Esat Pashën. I pyetur se çfarë mendon mbi formimin e shtetit shqiptar, ai u përgjigj :

 “Unë mendoj se një shtet i tillë, midis Malit të Zi, Serbisë, Bullgarisë dhe Greqisë, kurrë nuk do të mund të jetojë : mosbindja është diçka e pranishme në mesin e shqiptarëve; ata duan rrëmujën dhe vjedhjen. Si do të mund të jetojë ky popull, me të meta të tilla, të paditur, pa civilizim dhe mysliman ?

 E rrethuar nga elementë të një race dhe feje tjetër midis kombeve të përparuara në civilizim dhe artin ushtarak, Shqipëria është një Turqi e vogël. Kur një Turqi e madhe nuk mundi të jetonte në Evropë, si mund të rezistojë një Turqi e vogël si Shqipëria ?

 Nëse Austria dhe Italia, vazhdoi Esat Pasha, kërkojnë të krijojnë një Shqipëri të pavarur, ato humbin kohën e tyre, por nëse kërkojnë të krijojnë një provincë austro-italiane, atëherë këto fuqi do të mbështesin këtë shtet të vogël, por pa dobi do të kërkojmë në të ardhmen shtetin shqiptar. (Havas).

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?