Tërmeti në Shqipëri/ Presidenti Meta vizitë në Shtabin e Emergjencës në stadiumin e Durrësit

Presidenti i Republikës qysh në orët e para pas termetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë ka qenë në terren duke ndjekur situatën nga afër.

Me një shënim në faqen e tij në facebook ai publikon edhe vizitën e tij në Shtabin e Emergjencës në stadiumin e Durrësit.

Ja njoftimi i plotë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Sapo vizitova Shtabin e Emergjencës në stadiumin e Durrësit dhe takova shumë familjarë që s’mund të strehohen më në shtëpitë e tyre!
Pasojat e tërmetit në Durrës janë dramatike dhe kërkojnë organizim të jashtëzakonshëm, jo vetëm shtetëror, por mbarëqytetar!Ndaj duke falenderuar institucionet për punën e tyre u apeloj të gjithë sipërmarrësve dhe qytetarëve që mund të ndihmojnë sadopak, të kontribuojnë që mijëra familje të tejkalojnë këtë moment dramatik.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?