Si u manipulua në Tiranë reforma në drejtësi

Prej ditësh vendi është futur në një krizë të madhe politike si pasojë e një ngërçi të madh që po krijon mosfunksionimi i reformës në drejtësi. Gjykata Kushtetuese dhe ajo e lartë janë prej dy vjetësh jo funksionale, rastet e fundit të listave të hartuara nga KED, treguan se ky institucion nuk çoi dot më shumë se 5 emra kandidatësh (nga minimum 12 që duhej të dërkonte) për 5 vende në kushtuuese. Por ndërkohë që ministrja e jashtme në largim e BE, Frederika Mogherini, e konsideronte reformën në drejtësi “një histori suksesi”, ndërkohë që ajo na shitej si një mrekulli që do e aplikonin edhe vendet e tjera të lindjes, ajo po rezulton nga të gjitha anët një dështim.

Dhe këtë nuk e themi ne. Së fundi edhe kryeministri maqedonas, Zaev tha se BE nuk e kish lejuar të aplikonte modelin shqiptar se ai krijon problem, pasi nuk krijon kapacitete për zëvendësimin e plotë të atyre që largohen nga sistemi (lexo këtu poshtë).

BE e pranon dështimin e reformës shqiptare në drejtësi, e pengoi Zaevin ta aplikonte në vendin e tij
Por ajo që të gjithë e shohin sot, nuk ka qenë një gjë që nuk dihej. Ndërkohë që këtu i binin daulleve të një reforme historike, shumëkush e ka parashikuar që do të mbërrinim deri këtu: parndaj pyetja që shtrohet tani është, ka qenë një procesi i konceptaur gabim, apo ka qenë një gabim i qëllimshëm për të përfunduar në kapjen e drejtësisë nga pushteti?
Lidhur me këtë debat një fakt interesant ka sjellë ish ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi që sot është larguar me dëshirë nga politika.

Ai ka kujtuar se ndërsa reforma diskutohej me komisionin e Venecias ekspertët e tij arritën në përfundimin se: “Krijimi i kaq organeve të reja do të kërkojë rekrutim masiv të profesionistëve ligjorë, ndërkohë që numri i kandidatëve që zotërojnë arsimin, trajnimin, përvojën dhe pavarësinë e nevojshme mund të jetë disi i kufizuar në një vend kaq të vogël sa Shqipëria.”

Ky qe pra përfundimi i tyre i 4 dhjetorit 2015. Por, specialistët (jo socialistët siç i quante i ndjeri Pjetër Arbnori) vendas i siguruan ata se ky rrezik nuk ekzistonte dhe se Shqipëria i kishte kapacitetet për të zëvendësuar ata që do largoheshin. Dhe reporterët e venecias e kanë lënë të shkruar e zeza mbi të bardhë këtë mashtrim të ekspertëve lokalë. Halimi e ka risjëllë edhe atë që ata shkruan në mqrs 2016 në konkluzionet përfundimtare: “Gjatë vizitës në Tiranë relatorët u siguruan që në Shqipëri ka një numër të mjaftueshëm personash të kualifikuar për të plotësuar këto vende me qëllim që sistemi i ri të mund të funksionojë”.

Pra prova është e qartë, dikush e “gënjeu” edhe Venecian se ajo që po ndodh sot, ajo për të cilën BE nuk po e lejon Maqedoninë të eksperimentojë modelin shqiptar, nuk kishte rrezik të shkatërronte sistemin.

Pse u bë kjo, thjeshtë nga padija si mund të imagjinojnë më racionalët, apo me qëllim që Rama të mbetej pa asnjë kundërpushtet, pa Gjykatë Kushtetuese dhe të lartë, siç pretendojnë atë që shohin pas kësaj një konspiracion?
Ndoshta edhe përgjigja për këtë dilemë duhet kërkuar në profecitë për të cilat na tërhoqi vëmendjen që në fillim Venecia. Raporti i saj i 2015 thoshte: “Komisioni i Venecias evidenton se zgjidhje të tillë radikale (si procesi i rivlerësimit) janë të paarsyeshme në kushte normale …pasi krijon rrezikun e kapjes së gjyqësorit nga ana e forcës politike që kontrollon procesin”.

Pra, që në 2015, ata që vazhduan eksperimentin ishin të paralajmëruar se ku do të përfundonin duke ndjekur gjuetinë spastruese të shtrigave, pa pasur njerëz të aftë të pavarur dhe të zotë, për ti zëvendësuar ata që largoheshin nga sistemi. Pasi u kthehesh paralajmërimeve të katër viteve më parë, e ke më të lehtë për të kuptuar pse mbërritëm deri këtu.

©Lapsi.al