Lleshaj nga Italia: Po, po e përdorim politikisht rastin e Alvinit, por për qëllim tjetër

Pas përfundimit të operacionit të kthimit të Alvinit në shtëpi, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka dalë në një konferencë se bashku me autoritetet italiane nga Roma.

Lleshaj falënderoi të gjithë ata që ndihmuan në këtë operacion, ndërsa tha se operacioni u ndoq drejtpërdrejt nga kryeministri italian Giussepe Conte dhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

Ministri tha se ngjarja po përdoret politikisht, por tha se qëllimi i këtij përdorimi është tjetër dhe nuk lidhet me fitimin e krediteve për qeverinë.

Rasti ka marrë një vëmendje të madhe dhe natyrisht lind pyetja nëse po përdoret politikisht. Dhe unë them po! Po e përdorim politikisht për të dhënë disa mesazhe të rëndësishme që duhet të vlejnë si eksperiencë pas këtij operacioni. Alvin Berisha është një nga ato rastet që duhet të na tregojë se terrorizmi, ekstremizmi nuk duhet të ketë vend në shoqëritë tona”, deklaroi Lleshaj.