Ilir Kulla jep lajmin: Alvin Berisha jashtë kampit të ferrit, i lirë në Damask

Alvin Berisha u lirua nga kampi Al-Hol në Siri. Ilir Kulla ka postuar një foto në facebook me 11-vjeçarin.

Ilir Kulla është gazetar si dhe këshilltar presidentit Meta i cili ka postuar i pari foton, lajmin dhe videon ekskluzive qe po jep KOHA JONE.

“Mirëmëngjes të gjithëve nga Alvini i lirë ne Damask!”, shkruan ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Alvin Berisha, 11-vjeçari shqiptar, ka dalë nga kampi i refugjatëve në Siri dhe tashmë është i lirë në Damask.

Swiss Digital Mobile Reklama

11-vjeçari shqiptar që preku zemrat e të gjithëve më në fund është larguar nga kampi i ferrit i luftëtarëve të ISIS.

Babai i tij, Afrim Berisha konfirmoi se Alvin është larguar nga kampi Al Hol ku ndodhej i vetëm.

“Djali aktualisht ndodhet në Damask, jam duke pritur që ai të niset drejt Romës”, tha ai.

Prej katër ditësh operacioni për shpëtimin e Alvinit është kryer nga organizata “Gjysmë hëna siriane”, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq ndërkombëtar, si dhe me insistimin e jashtëzakonshëm të autoriteteve italiane.

Babai i Alvinit thotë se të parët që më përgëzuan për nxjerrjen e djalit nga kampi janë Presidenti Meta dhe ministri brendshëm Lleshi.

Në vijim shihni pamjet ekskluzive dërguar nga Ilir Kulla në momentin që Alvin del nga kampi në Siri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?