Flamur Noka: Prokurorin Ndoja e goditi pushteti

Ish-deputeti i PD-së, Flamur Noka, ka lëshuar akuza të forta në drejtim të qeverisë, lidhur me atentatin ndaj prokurorit Ndoja. Përmes një postimi në facebook, Noka thekson se pas këtij atentati qëndron pushteti. ”Pushteti e serviri gjah të krimit nëpërmjet sulmeve verbale të Kryeministrit e zëvëndësit të tij. Sulmet e pareshtura ishin sinjal ndjelles për krimin. Ky atentat quhet atentat i pushtetit për likujdin të punonjësit të shtetit”,-shkruan ish-ministri i Brendshëm në facebook.

Postimi i plotë

Kur krimin e mbeshtet pushteti ai godet rrezikshem dhe shume lart..Inkurajimi nga pushteti e trimeron krimin dhe e ben te frikshem. Keshtu u shfaq krimi sot ne atentatin ndaj prokurorit Ndoja. Sot prokurorin Ndoja e goditi pushteti. Zoti e fali sot ate por krimi e “vrau”. Pushteti e serviri gjah te krimit nepermjet sulmeve verbale te Kryeministrit e zvendesit te tij. Sulmet e pareshtura ishin sinjal ndjelles per krimin. Ky atentat quhet atentat i pushtetit per likujdin te punonjesit të shtetit.