Atentati ndaj prokurorit, ”blindohet” Spitali i Traumës dhe i Durrësit

Spitali i Traumës ku ndodhet në gjendje të rëndë Andi Maloku, shoferi i Arjan Ndojës që mbeti i plagosur në atentatin e sotëm është blinduar me forca policie. Në Spitalin e Traumës kanë zbarkuar efektivë të shumtë policie, të cilët janë të armatosur për shkaqe sigurie.

E njëjta situatë është edhe në spitalin e Durrësit ku ndodhen të shtruar dy të plagosurt e tjerë, prokurori Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho (Land Muharremi), i njohur ndryshe edhe si ‘i tmerrshmi i Sukthit’.

Pasditen e sotme prokurori Arjan Ndoja ka mbetur i plagosur gjatë një atentati bashkë me dy persona të tjerë. Ndoja po udhëtonte me automjetin tip “Benz” i llojit fuoristradë me targa ”AA 333 ZD”, pranë mbikalimit të Shkozetit në momentin që persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri drejt makinës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lexoi edhe..

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?