Eurodeputetja holandeze: 362 km bregdet shqiptar nuk duhet t’i lëmë zonë të lirë për trafikantët

…Për Holandën, ajo do të thotë se ne mund të flemë pak më shumë qetësisht, pasi 362 km bregdet shqiptar nuk do të jetë më zonë e lirë për trafikantët e drogës dhe të njerëzve. Për të gjithë BE, të qënit i fortë do të thotë që ne të ndihmojmë në formimin e botës përsëri rreth nesh.

Nga Sophie in ‘t Veld

A dëshiron Europa akoma të bëjë politikë? Apo jemi të kënaqur si një lojë nga fuqitë e tjera përreth nesh, nga njerëz të fortë nga Rusia dhe Turqia te forca anonime të tilla si krimi i organizuar dhe migracioni i pakontrolluar janë rreth kufijve tanë të përbashkët? Kjo është ajo që ka të bëjë çështja e çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut: a po e fuqizojmë pozicionin tonë në botë në një mënyrë që e ka dëshmuar veten gjatë viteve të fundit, apo thjesht do ta lëmë të ndodhë?

Si europianë, ne shpesh flasim me veten se çfarë mund të bëjmë dhe çfarë jo së bashku. Pozicioni im është se pavarësisht problemeve që ekzistojnë ne kemi qenë të suksesshëm në fund të fundit me linjë e zgjerimit të BE-së.

Ndryshimet në Europën Qendrore dhe Lindore janë mbresëlënëse. Ukraina dhe Polonia kishin të njëjtin nivel zhvillimi brezin e shkuar. Polonia u bë një vend anëtar i BE-së, por jo Ukraina. Rezultati: në 2014, një polak kishte tre herë më shumë të ardhura mesatare se një ukrainas. Një tjetër ndryshim: Ukraina është pushtuar nga Rusia, dhe Polonia jo.

Fitimi i mirëqënies nuk është vetëm çështje e subvencioneve. Fitimi i vërtetë është ndryshimi thelbësor shoqëror që ka ndodhur në të vërtetë në shtetet e reja anëtare të BE-së. Në fund të fundit, ti vetëm tërheq investime private me një sundim të fortë të ligjit, shërbime qeveritare efikase dhe njerëz të trajnuar mirë.

Unë e shoh seriozisht dobësimin në këto fusha: që nga liria e shtypit në Maltë, tek liria akademike në Hungari. Por shoh dhe presionin nga pas. Për shembull, korrupsioni është denoncuar brutalisht nga populli në Rumani. Qeveria atje, bashkë me presionin europian, po merret me këtë. Orban duhet të tërhiqet nga zgjedhjet lokale dhe në Maltë e ndjejnë lupën e luftës kundër korrupsionit të djegë mbi kokat e tyre.

Në Slovaki një gazetar u vra, pati protesta masive kundër korrupsionit që fshihej pas kësaj, qeveria u detyrua të jepte dorëheqjen dhe tani kemi një presidente grua progresive. Kjo është gjithashtu e mundur sepse populli ndjehet i mbështetur nga presioni europian.

Kjo është politikë europiane. Një politikë që ndryshon botën më të qëndrueshme se sa muskujt e amerikanëve. Atëherë vërtetë që doni të luani lojën. Kërkesat për rezultate duhet të shkojnë paralelisht me përpjekjet shpërblyese. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë reforma vitet e fundit për të përmbushur kushtet për çeljen e negociatave: kushtet tona. Përfshi edhe rregullat tona ekonomike dhe standardet tona ligjore.

Ata kanë zgjidhur problemet historike me vendet fqinje të BE. Maqedonia e Veriut ndryshoi emrin për këtë! Megjithatë, ata nuk janë akoma atje. Ata nuk do të bëhen anëtar nesër, por reformat e tyre do të vijojnë vetëm nëse ata shohin rezultate.

Nëse ju si BE nuk respektoni pjesën tuaj të kontratës, çfarë propozoni? Nëse bëjmë një gjë të tillë do të humbasim besueshmërinë tonë, e vetmja monedhë që ka vlerë në lojën e fuqisë gjeopolitike. Besueshmëria në skenën botërore e bën Europën më të fortë.

Çfarë do të thotë më e fortë në këtë drejtim? Për Holandën, ajo do të thotë se ne mund të flemë pak më shumë qetësisht, pasi 362 km bregdet shqiptar nuk do të jetë më zonë e lirë për trafikantët e drogës dhe të njerëzve. Për të gjithë BE, të qënit i fortë do të thotë që ne të ndihmojmë në formimin e botës përsëri rreth nesh”.

*Sophie in ‘t Veld është liderja e partisë D66 në Parlamentin Europian. Komenti është botuar në telegraaf.nl. Përktheu: Top Channel