Simpatizantët e VV-së fillojnë festën me flamujt kuq e zi

Edhe pse diferenca e votave me LDK-në është shumë e vogël dhe numërimi i votave nuk ka përfunduar Lëvizja Vetëvendosje ka filluar festën e fitores së këtyre zgjedhjeve.

Festa duket se është duke ndodhur në selinë e VV-së në lagjen “Bregu i Diellit”, në Prishtinë. Në video shihet se si disa simpatizantë janë duke hedhur fishekzjarre. Ajo që bie në sy është se mbajnë vetëm flamuj kuq e zi dhe jo flamurin shtetëror të Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?