Ambasada e Japonisë dhuron pajisje për mirëmbajtjen e parqeve të Koçës
Më datë 30 Shtator, në Parkun “Rinia” në qytetin e Korçës, u zhvillua ceremonia e dorëzimit të pajisjeve në kuadër të projektit për “Mirëmbajtjen e Parqeve dhe Përmirësimin e Kushteve Mjedisore në Korçë”, të financuar nga Skema e Granteve të Qeverisë Japoneze për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal”. Makoto Ito mbasador i Japonisë në Shqipëri, dhe Sotiraq FILO, Kryetari i Bashkisë Korçë, morën pjesë në këtë event.
Granti për këtë projekt mjedisor, ka vlerën prej 80,004 euro dhe është nënshkruar në shkurt të këtij viti mes Ambasadës së Japonisë dhe Bashkisë së Korçës. Nëpërmjet këtij projekti, iu dhuruan Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike (NSHP) të Bashkisë së Korçës, 89 pajisje dhe makineri si eskavator, rul ngjeshës, korrëse bari, sharra elektrike etj., për përmirësimin e shërbimeve të mirëmbajtjes së parqeve dhe gjelbërimit. Me këto pajisje NSHP do të mirëmbajë në mënyrë më efektive dhe efiçente 400,000 m2 zona të gjelbra në Korçë, dhe do të shtojë edhe 50,000 m2 sipërfaqe të re te gjelbër në këtë territor, me qëllim përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe kushteve mjedisore në qytet.
Gjatë ceremonisë, Ambasadori ITO shprehu dëshirën e tij që Korça të bëhet një qytet edhe më i gjelbër dhe të rritet numri i parqeve ku banorët mund të pushojnë. Gjithashtu ai shprehu angazhimin e ambasadës për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Japonisë dhe qytetit të Korçës.
Nga ana e tij, Z. Filo falenderoi shtetin Japonez, dhe shprehu dëshirën e tij për të forcuar më tej lidhjet me Japoninë dhe për të arritur objektivat mjedisore të bashkisë së Korçës.
KOHA JONË SONDAZH

