Maliqi: Kuvendi show me Presidentin, Meta si burrë shteti shmangu përplasjen civile

Pak minuta para raportimit të Kreut të Shtetit para Komisionit Hetimor për zhdekretimin e 30 qershorit, deputeti Lefter Maliqi në një deklaratë për mediat tha se e gjithë kjo situatë e krijuar nga mazhoranca parlamentare është një show.

Maliqi foli me tone të ashpra ndaj Kuvendit, duke deklaruar se ka braktisur misionin e tij në shërbim të qytetarëve.

Parlamenti po diskretiton rolin dhe misionin e tij publik për ti shërbyer interesave të shqiptarëve. Në vend që parlamenti të ulërasë me të madhe dhe të ngrejë komision për emigrimin masiv të shqiptarëve, vjedhjen e votës, krimin, drogën, ngre një komision për presidentin. Është show, diskretitim, manipulim mediatik. Presidenti veproi si burrë shteti, shmangu një përplasje civile. OSBE-ODIHR i bëri nul zgjedhjet moniste të 30 qershorit”, u shpreh deputeti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Maliqi i bëri thirrje faktorit politik, socialistëve të ndershëm dhe ndërkombëtarëve që të ulen sa më shpejt, për të ndaluar siç tha ai, aventurën e piktorit dështak që po e çon vendin drejt diktaturës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deklarata e plotë:

Parlamenti futet ne histori duke diskredituar publikisht rolin dhe misionin e tij ne sherbim te interesave te qytetareve shqiptare dhe, mbi te gjitha, interesave te ketij atdheu, qe ne e quajme Shqiperi.

Ne vend qe ky parlament te ngreje komisione dhe te bertase me te madhe:
? per eksodin e perditshem te shqiptareve qe po ikin nga syte kembet;
? per papunesine dhe varferine qe eshte shtruar kembekryq ne familjet tona;
? per pasigurine dhe vrasjet e perditshme;
? per korrupsionin dhe krimin e organizuar;
? per mungesen e financimeve ne arsim e shendetesi;
? per dhunen dhe grabitjen e biznesit;
? per vjedhjen dhe shkaterrimin e ekonomise shqiptare nepermjet PPP-ve,
? per skandalet e sheikeve qeveritare ne hotelet luksoze te Europes;
? per drogen;
? per shitblerjen e votes;
? e sa e sa halle te tjera …

Ç’bën Parlamenti?!

Ngre nje komision hetimor per Presidentin, i cili e tregoi veten qe eshte burre shteti me aktin e tij qe beri te mundur shmangien e perplasjes civile mes qytetareve. Per kete foli shqip dhe raporti final i OSBE – ODIHR-it dhe jo serbisht e rusisht sic e perkthen raportin piktori deshtak Rama apo sejmenet ne kabinetin e tij.

Ky eshte manipulim publik i ketij parlamenti, i cili, per interesa te nje personi eshte kthyer ne vegel qorre te atij qe ka zaptuar te gjitha institucionet. Kam bindjen se socialistet nuk e duan kete kthim ne diktature.

I bej thirrje faktorit nderkombtar te nderhyje per zgjidhjen e kesaj krize te rende qe po merr permasa kushtetuese.

I bej thirrje edhe politikaneve te pergjegjshem qe nuk mungojne ne te gjitha krahet e politikes, te fusin ne shinat e duhura demokracine ne vend, per te shmangur kete rreshqitje arbitrare dhe aventureske drejt diktatures.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?