Sekretari amerikan i shtetit presion Vuçiç: Njihni pavarësinë e Kosovës!

Gazeta gjermane ‘Zuerst.de’, shkruan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë rritur jashtëzakonisht presionin ndaj Serbisë për të njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Sipas këtij shkrimi thuhet se një gjë e tillë ka ndodhur në Washington gjatë takimit të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

“ Pompeo hapur i ka kërkuar Vuçiqit vazhdimin e dialogut Prishtinë-Beograd dhe njohje të plotë reciproke”, shkruan gazeta, transmeton Gazeta Express.

Gazeta gjermane citon edhe komunikatën e lëshuar nga faqja zyrtare e Departamentit të Shtetit, ku thuhet se Pompeo i bën thirrje Serbisë që të fokusohet në synimet strategjike

“Një gjë e tillë mund të arrihet duke përshpejtuar reformat e brendshme dhe duke vazhduar negociatat me Kosovën, për arritjen e një marrëveshje reciproke që bazohet në normalizim”, citohet deklarata e Departamentit të Shtetit.

Ndër të tjera thuhet se Pomepo ka bërë thirrje për dy palët që të shmangin provokimet dhe të kërkojnë një kompromis.

Arritjen e një marrëveshje finale vazhdimisht po e kërkon edhe Bashkimi Evropian duke i kërkuar Serbisë që të pranojë përfundimisht shkëputjen me Kosovën, sepse përndryshe siç shkruan gazeta gjermane, Serbia është kërcënuar që nuk do të futet në Bashkimin Evropian.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është bllokuar që nga nëntori i vitit të kaluar, kur Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim për taksë prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë serbe.

Serbia rikthimin në dialog është duke e kushtëzuar me heqjen e taksës, ndërkohë institucionet e Kosovës janë të vendosura që taksa nuk hiqet, pa një marrëveshje për njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë./GazetaExpress/

Çështja e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është kundërshtuar fuqishëm dhe në mënyrë të vazhdueshme nga kancelarja gjermane, Angela Merkel.Madje kundërshtimi i saj është edhe një prej arsyeve se pse ka dështuar plani i Vuçiqit dhe Thaçit për shkëmbim të territoreve, ku përflitej se Kosova do të jepte tri komunat veriore në këmbim të marrjes së Luginës së Preshevës.

Megjithatë një pazar të tillë me territore e ka stopuar Gjermania e Merkelit, e cila po i kërkon vazhdimisht Serbisë që të rikthehet në dialog dhe që të harrojë pazaret me territore dhe marrjen e veriut të Kosovës.

Ndërkohë se s’ka asgjë nga ideja për korrigjim të territoreve e ka pranuar edhe vetë presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.

E duke parë gjithë këtë kundërshtim të kancelares gjermane, sot ‘ Srpski Telegrafi’ serb në gazetën e përditshme të tyre i kanë kushtuar një vizatim montazh, ku Merkel shihet teksa i tregon Vuçiqit gishtin e mesëm për pjesën veriore të Kosovës.

Fuqitë perëndimore janë duke i bërë presion të madh Serbisë që të rikthehet në dialog për të arritur një marrëveshje finale që do të rezultonte me njohje reciproke.

Një kërkesë të tillë ia ka drejtuar edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, Aleksander Vuçiqit, gjatë vizitës së këtij të fundit në Washington.

Një gjë të tillë e ka zbuluar sot gazeta gjermane, e cila potencon se Pompeo i ka kërkuar Vuçiqit që ta njoh pavarësinë e Republikës së Kosovës./GazetaExpress/