Riza Lushta, mund të kishte luajtur për Montpellier-in

“L’Auto” ka botuar, të mërkurën e 16 dhjetorit 1942, në ballinë, një rrëfim të rrallë për futbollistin e talentuar shqiptar nga Mitrovica, Riza Lushtën, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat-Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar. Në fund të verës së vitit 39, një i ri u paraqit me modesti para drejtuesve të “SO Montpellier”.

”Unë jam një student nga Shqipëria”, u tha ai, ”dhe do të doja të luaja futboll në ekipin tuaj”. Kandidati dha provat dhe u integrua menjëherë. Një javë më vonë, ngjarjet e detyruan atë të kthehej në Itali.

Futbollisti në fjalë ishte Lushta, të cilin që prej atëherë e seleksionuan në Squadra Azzurra (kombëtaren italiane) dhe aktualisht luan në të majtë te Juventusi, midis Meazza-s dhe Ventimiglia-s. Juventusi mundi liderin (kryesuesin) e kampionatit, Livornon. Drejtuesit e skuadrës së Montpellier-it pranojnë se nuk janë gati të gjejnë një sulmues të kësaj vlere.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?