Ndahet nga jeta në moshën 56-vjeçare regjisori Gjergj Xhuvani

Është ndarë nga jeta në moshën 56-vjeçare regjisori i njohur Gjergj Xhuvani. Ai vuante prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë dhe ka ndërruar jetë sot në një spital në Romë.

Gjergj Xhuvani njihej si regjisor, skenarist, producent shqiptar.

Xhuvani është i njohur për krijimtarinë e tij kinematografike.

Ai lindi në vitin 1963 në Tiranë. Në vitin 1986 u diplomua në Akademinë e Arteve në Tiranë, dega Artet dramatike. Që nga viti 1986 deri në vitin 1990, ai punoi si asistent regjisor në shumë filma dhe në vitin 1991 realizoi filmin e tij të parë “Bardhë e zi”.

Ai ishte bashkëshorti i aktores së njohur Luiza Xhuvani.

Si regjizor:

Si skenarist
Si Producent
Si Aktor