FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ismail Qemali-regjimit turk (Le matin, 1900): Të zyrtarizohet gjuha shqipe

Nga Aurenc Bebja*, Francë

“Le Matin” ka botuar, të hënën e 7 majit 1900, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me kërkesat e Ismail Qemalit ndaj regjimit turk, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Urimet e Mahmud pashës – Reformat në Turqi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Athinë, 6 maj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mahmud pasha i telegrafoi nga Gjeneva Qemal beut, për ta uruar atë për largimin e tij nga Konstandinopoja.

Qemal beu është në favor të reformave serioze në Shqipëri, duke thënë se ndryshe situata në atë zonë mund të çojë në komplikime serioze.

Shkurtimisht, ai bën thirrje për njohjen e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, përdorimin e taksave të paguara nga populli shqiptar për Shqipërinë dhe krijimin e një sistemi gjyqësor të paanshëm.

Si rezultat i shkresave të shpeshta që ai mori nga Yildiz-Kiosk, ministri turk ka pasur shkëmbime të shumta me Qemal beun; ai përpiqet ta bindë këtë të fundit që të kthehet në Turqi, por Qemali refuzon kategorikisht këto këshilla.

Burimi: Blogu darsiani.com

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?