Haradinaj shkon në Hagë, Rama: Sfidë kombëtare në anën e historisë

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas thirrjen nga Gjykata Speciale të Ramush Haradinajt, i cili dha edhe dorëheqjen një ditë më parë nga posti i kryeministrit.

Përmes një reagimi në Twitter, Rama e cilëson si sfidë të re por që do të provojë deri në fund pafajësinë e tyre. Në fund të reagimit të tij, Rama nënvizon se ndër të tjera kjo është një sfidë e papërfunduar kombëtare në anën e duhur të historisë.

“Këto ftesa në radhë nga Haga për protagonistët e UÇK, janë një sfidë e re e çdonjërit prej të thirrurve, në vazhdën 20-vjeçare të betejës së pasluftës, për të provuar deri në fund pafajësinë e tyre. Por janë edhe një sfidë e papërfunduar kombëtare në anën e duhur të historisë”.