Shemsi Premçi: Ulsi Manja ka lidhje familjare me Astrit Avdylin

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Shemsi Premçi ka komentuar përgjimet e publikuara në Bild, duke zbuluar edhe lidhjet familjare të Ulsi Manjës me Astrit Avdylajn. Sipas Premçit, Ulsiu është kapur edhe në përgjime të tjera, që pritet të publikohen.

“Shansi ka qenë që këto përgjime të përfundojnë në duart e Peter Tiede. Sipas informacioneve që kam, janë edhe në duart e mediave të tjera. Kopje të disqeve të dosjeve 184 dhe 339 i kanë edhe të tjerë. Në dijeninë time, për Dibrën, jo pa qëllim i pari që leh është Ulsi Manja. Ai është i implikuar. Tregohet gjakftohtë, por nga tipi që ka shpërthen e nxjerr të vërtetën. Pas gafës që bëri me Shukriun në 2015, në 2016 e kanë përzënë me shpulla. Por kur vjen puna te përgjimet, Ulsiu reflekton shumë. Por Ulsiu ka lidhje edhe me Durrësit, me Astrit Avdylajn. Nusja e tij dhe nusja e vëllait të Ulsit janë kushërira të para. Ka detyrim miqësor, jo detyrim partie. Por Ulsiu merr flamurin se i di mirë ligjet, por është në konflikt të pastër interesi. Ndikimi që ka bërë për emërimin e prokurores së përgjithshme. Përgjimet në Dibër ka edhe të tjera”,- u shpreh Premçi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?