FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama zbarkon me 2 helikopterë dhe qindra policë në Ksamil. Tmerrohen pushuesit në bregdet

Kryeministri Edi Rama do të jetë këtë fundjave në Jug të vendit ku do të zhvillojë takime në kuadër të fushatës elektorale në Ksamil, Butrint, Sarandë e Delvinë.

Në mbrëmje Rama do të marrë pjesë në koncertin e Carla Brunit në qytetin antik të Butrintit. Por me sa duket kryeministri ka zgjedhur të udhëtojë me helikopter.

Sipas raportimeve, Rama ka mbërritur me një helikopter në Ksamil, duke u ulur në zonën e Kepit të Merlit. Ndërkohë që një helikopter tjetër vëzhgon zonën. Ndërkaq forca të shumta policia kanë rrethuar Ksamilin për të evituar ndonjë përplasje të mundshme të shefit të qeverisë me mbështetës të opozitës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prania e madhe e policisë ka tmerruar pushuesit e shumtë në këtë zonë. Vendosja e gjithë flotës së helikopterëve në funksion të kryeministri, si dhe qindra policë veç gardës së republikës që e shoqëron në çdo kohë duket e pajustifikueshme. Në qytetet ku do të zhvillojë vizitë Edi Rama nuk ka asnjë të dhënë për protesta kundër tij. Opozita ka thirrur sot qytetarët në protestën kombëtare në orën 20:00, para Kryeministrisë në Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?