Fjalimi mbresëlënës i ambasadorit amerikan, para Mbretit Zog

“Le Temps” ka botuar, të premten e 5 shtatorit 1930, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me fjalimin e ambasadorit amerikan, mbajtur para mbretit Zog, me rastin e përvjetorit të themelimit të monarkisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Na telegrafojnë nga Tirana :

Me rastin e përvjetorit të themelimit të monarkisë, ambasadori i Shteteve të Bashkuara, z. Herman Bernstein, Dekan i Korpusit Diplomatik, mbajti, para mbretit, fjalimin e mëposhtëm :

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në emër të kolegëve të mi të ndëruar të korpusit diplomatik, kam privilegjin dhe kënaqësinë e madhe, në këtë rast të paharrueshëm të përvjetorit të Mbretërisë së Shqipërisë, për të përshëndetur me përzemërsinë dhe urimet e mia më të ngrohta Madhërinë tuaj, organizatorin e këtij vendi për përparim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Madhëri, ju, simbol i Shqipërisë së vjetër dhe të re, në këtë vend të lashtë dhe të madh, të njohur për heroizmin dhe lavdinë e tij, për përpjekjet shekullore për pavarësinë e tij, keni qenë instrumenti i rinovimit dhe rehabilitimit të këtij kombi, i cili në sajë të rendit, paqes, këmbënguljes dhe tolerancës së gjerë fetare dhe në sajë të frymës suaj tradicionale dhe të pandryshueshme bashkëngjitur pavarësisë, tani renditet në mesin e vendeve të tjera të botës, duke bërë hapa të mëdhenj drejt progresit.

Në këtë ditë historike, mundësuar nga Asambleja Kushtetuese, e cila shpreh vullnetin e popullit shqiptar, më lejoni t’i shpreh Madhërisë suaj, urimet tona më të mira për prosperitetin dhe përparimin e kombit dhe për shëndetin dhe lumturinë e Madhërisë suaj.”

Mbreti u përgjigj :

“Kam qenë veçanërisht i ndjeshëm ndaj urimeve që Shkëlqesia juaj, në emër të tij dhe të kolegëve të tij të nderuar, më shprehën. Kam kënaqësinë të theksoj se punët e paqes, rendit dhe progresit, të ndërmarra tashmë në Shqipëri, konsolidimi i të cilave i mbush zemrat tona me besim të madh në të ardhmen e kombit, hasin të njëjtin konstatim pranë jush dhe kolegëve tuaj të shquar, përfaqësuesë të fuqive miqësore të Shqipërisë.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?