Rama sulmon Presidentin: Zgjedhjet janë normale me 1 parti

Kryeministri Edi Rama, në një fjalim të ashpër në Kuvend ka sulmuar kreun e shtetit për vendimin e anulimit të zgjedhjeve më 30 qershor.

Kryeministri tha se nuk është përgjegjësi e tij se përse opozita bojkotoi zgjedhjet. Ai u shpreh se zgjedhjet janë normale pa kundërshtarë.

“Fatkeqësisht dhe jo rastësisht ky Kuvend sot është i detyruar të merret me një akt brutal, transgresiv, të papërgjegjshëm dhe të patolerueshëm të Ilir Metës. E pyes shpesh veten: Çfarë kërkon më shumë Ilir Meta nga Shqipëria? kujt i ka bërë Shqipëria më shumë ndere se këtij njeriu?”,- tha Edi Rama.