Lajthit live Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama!

Sot kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u shfaq live para shqiptarëve se në ç’gjendje ndodhet ai.

Nuk ka më asnjë shans kompromisi për zgjedhjet, pas kësaj që manifestoi sot kryeministri Rama direkt në parlament, kur sulmoi ndyrazi dhe poshtërsisht, Presidentin e Republikës që është me Kushtetutë edhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe Kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Rregullorja e Kuvendit ndalon në mënyrë kategorike sulmin ndaj Presidentit të Republikës. Kryeministri dhunoi hapur Rregulloren e Kuvendit, por edhe shkeli çdo kod moral e politik. Tani Rama të pres përgjigjet, sepse nuk mban më “uji pilafi”. Do jenë ditë të vështira për Ramën dhe sojin e tij në mazhorancë.

Ç’do na dëgjojnë veshët dhe shikojnë sytë këto ditë deri me 30 qershor!

Po shkojmë pa asnjë hezitim drejt përplasjes civile.

Për dreq!

Alban Marku