Balla letër Ruçit: Të shkarkojmë Metën

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla përmes një letre drejtuar, kryeparlamentarit Gramoz Ruçi kërkon që Kuvendi në mbledhjen e kësaj jave të diskutojë në lidhje me vendimin e Presidentit Ilir Meta për të çdekretuar 30 qershorin si datë zgjedhjesh. Sipas Ballës, ky ishte një vendim absolutisht i pavlefshëm dhe në kundërshtim flagrant me parimet Kushtetuese prandaj duhet që në fund të dalin me një mocion për shkarkimin e Presidentit.