FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

1920/Presidenti Wilson-Ministrisë së Jashtme franceze: Të mbrohen të drejtat e shqiptarëve

Nga Aurenc Bebja*, Francë

“Le Petit Troyen” ka botuar, të hënën e 8 marsit 1920, në ballinë, një shkrim në lidhje me deklaratën e presidentit Wilson për të mbrojtur të drejtat e popullit shqiptar, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat-Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar.

”Shkresa e re e presidentit Wilson lidhur më çështjen e Adriatikut erdhi dje në Quai d’Orsay (Ministrinë e Jashtme franceze)

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky dokument është i moderuar në formë. Presidenti përshëndeti tonin e përzemërt që mbizotëronte në mesazhet e fundit të aleatëve, por ai mban të njëjtin qëndrim dhe vazhdon të formulojë të njëjtat kundërshtime, si për çështjen e Fiume-s dhe atë të Shqipërisë. Ai mbështet, në fakt, memorandumin e 9 dhjetorit të fundit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Veçanërisht për Shqipërinë, ai deklaron se është e rëndësishme mbrojtja e të drejtave të popullit shqiptar dhe nuk pranon që Jugosllavët të favorizohen në këtë pikë.

Së fundi, duke iu përgjigjur pasazhit të letrës së Zotërinjve Millerond dhe Lloyd George, të cilët treguan shqetësim serioz për një shtyrje më të gjatë të çështjes së Adriatikut, presidenti i Shteteve të Bashkuara e mbron fuqimisht veten se nuk ka shkaktuar këtë vonesë dhe lidhur me këtë pikë nuk mban asnjë lloj përgjegjësie”.

Burimi: Dars

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?