Pronari i servisit ku u modifikua “Hetimi Tatimor”: E mori me qira vëllai i Çalës

Pas publikimit të detajeve të reja dje pas operacionit të policisë në Elbasan, ku u ndaluan 4 persona lidhur me grabitjen e 9 prillit në pistën e aeroportit të Rinasit. Sipas gazetares Klodiana Lala në ”News 24”, gjatë një komunikimi në telefon me pronarin e servisit Gentjan Sharra, ky obkjet ishte dhënë me qira , personit me emrin Elvi Çalës.

Ky i fundit rezulton të jetë vëllai i Klement Çalës, një prej personave të shumëkërkuar dhe i arratisur bashkë me Admir Muratajn në 2013-ës nga burgu i Trikalas në Greqi. Po ashtu, ai dyshohet si një ndër personat që ka marrë pjesë në grabitjen e blindave në Rinas në vitin 2017, por nuk u provua përfshirja e tij.

Po ashtu, Sharra ka deklaruar edhe për policinë se me qira e kishte lënë këtë servis për faktin se nuk kishte punë dhe se me Elvi Çalën nuk kishte një kontratë noteriale. Gjithashtu, Sharra ka mohuar të ketë dijeni mbi aktivitetin kriminal lidhur me grabitjen.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?