Tottenham kualifikohet pas ndeshjes më të çmendur në historinë e Championsit (VIDEO)
Tottenham siguron një vend në gjysmëfinalen e këtij edicioni në Champions League, pasi u mund 4-3 në ndeshjen e kthimit nga Manchester City. Ndeshja më e çmendur e këtij edicioni në Champions League, nuk mundi që të shënonte në favorin e “qytetarëve” edhe pse arritën që të shënonin 4 gola, dhe një të pestë që u anulua në fund. Fillimi i ndeshjes ishte më i çmenduri që është parë ndonjëherë.
Në 21 minuta u shënuan 5 gola, si asnjëherë më parë, duke dhuruar një nga duelet më të bukura të këtij edicioni. Në minutën e 4-t, De Bruyne dhuroi spektakël me një aksion model duke shërbyer për Sterling, i cili me një goditje të bukur me të djathtën arrin të mposhtë portierin Lloris. Gëzimi i vendasve do të zgjaste shumë pak, pasi mbrojtësi i tyre , do t’u “ngrinte” buzëqeshjen brenda dy minutave me dy gabime qesharake. Nga pakujdesitë e tij përfitoi më së miri Son, i cili realizoi dy gola, i dyti për t’u vendosur në kornizë. Nuk do të vononte reagimi i Manchester City-it, që gjeti golin e barazimit në minutën e 11-të, teksa Bernardo Silva shënoi pas një aksioni pa shumë pretendime, duke u ndihmuar dhe nga një devijim në zonë.
Në minutën e 21-të, Kevin De Bruyne del mjaft mirë në krahun e djathtë dhe shërben në zonë, atje ku Sterling e ka shumë të thjeshtë për ta shtyrë “sferën” në rrjetë. Ndeshja është e ndezur me shumë shanse shënimi, por 45 minutat e para, do të mbylleshin me këtë rezultat. Në fillimin e pjesës së dytë, në momentin më të mirë të “Spursave”, City shënoi edhe golin e katërt me Agueron, që lëshon një goditje potente nga një pozicion i prirët, duke mos i dhënë mundësi reagimi portierit Lloris. Goli i jep qetësi skuadrës së drejtuar nga Guardiola, por jo garanci. Në minutën e 73-të, pas një goditje nga këndi, Llorente arrin ta shtyjë topin në rrjetë me një devijim rastësor. City tentoi deri në fund që të shënonte një tjetër gol, që do të vinte në minutën e 3-të me Sterling, por gjyqtari Cakir, do ta anulonte për një pozicion jashtë loje gjatë aksionit.
MANCHESTER CITY-TOTTENHAM 4-3 (0-1)
- 4’ 1-0 De Bruyne dhuron spektakël me një aksion model dhe më pas shërben për Sterling, i cili me një goditje të bukur arrin të mposhtë portierin Lloris
- 7’ 1-1 Laporte gabon në hyrje të zonës duke i dhuruar topin Son, i cili i vetëm përballë portierit Ederson, nuk fal duke vendosur baraspeshën
- 9’ 1-2 E pabesueshme çfarë ndodh në “Etihad Stadium”. Son sërish është protagonist me një goditje spektakolare në hyrje të zonës
- 11’ 2-2 Çdo aksion po kthehet në gol, Bernardo Silva gjen golin e barazimit pas një gjuajtje pa shumë pretendime në zonë
- 21’ 3-2 Kevin De Bruyne del mjaft mirë në krahun e djathtë dhe shërben në zonë, atje ku Sterling e ka shumë të thjeshtë për ta shtyrë “sferën” në rrjetë
- 59’ 4-2 City më në fund shënon golin që i jep momentalisht kualifikimin. Sergio Aguero godet shumë fort me të djathtën në një pozicion të prirët duke mos i dhënë mundësi reagimi portierit Lloris
- 73’ 4-3 Nuk kanë fund emocionet në “Etihad Stadium”. Llorente arrin që të shënojë golin e tretë dhe të kualifikimit momental për ekipin e tij pas një goditje nga këndi
(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));
KOHA JONË SONDAZH

