Ndahet nga jeta, Lin Shllaku, legjenda e Partizanit

Është ndarë sot nga jeta në moshën 78-të vjeçare ish-futbollisti i njohur i viteve ’60-të, Lin Shllaku.

Ish-kapiteni i Partizanit dhe ekipit tonë përfaqësues, i cili vuante nga një sëmundje në mushkëri u nda sot nga jeta në ambjentet e spitalit “Shefqet Ndroqi” ku qëndronte i shtruar prej disa ditësh.

Klubi i Futbollit “Partizani” i shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve për humbjen e njeriut të tyre më të dashur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe Presidenti i FSHF-së, Armando Duka është shprehur “thellësisht i trishtuar nga humbja e kapitenit tonë të madh Lin Shllaku”.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

Pasi ka vlerësuar rolin e Lin Shllakut dhe kontributin e tij në zhvillimin e futbollit shqiptar, ai është shprehur gjithashtu se Shllaku dhe brezi i tij do të jenë e frymëzim për të rinjtë dhe ata që e duan futbollin.

Në emër te FSHF, Presidenti Armand Duka ka vendosur organizimin e homazheve për të ndjerin nesër në orën 12.30 në ish-ambientet e klubit Dinamo.

Lin Shllaku i lindur në Shkodër ka qenë një prej lojtarëve më të spikatur të futbollit shqiptar me një karrierë të pasur, ku në 15-të kampionate Kombëtare ai koleksionoi 7 tituj kampionë, 7 Kupa Republike, Medalje argjendi në turnet ndërkombëtarë Lajpcig e Hanoi, fitues i një 1 Kupe Ballkanike me klube dhe 7 vjet kapiten i Partizanit dhe i Ekipit Kombëtar ku me ngjyrat kuqezi ka luajtur edhe 15 ndeshje.

Në 70 vjetorin e themelimit Klubi i Futbollit Partizani i akordoi Lin Shllakut edhe titullin “Mjeshtër i Madh”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?