Real-Barça 0-4! Messi rikthehet…por e “gjen” Ronaldon të turpëruar
Rikthehet Messi dhe sheh Ronaldon “të turpëruar” në fushë. Nuk kishte si të kthehej më bukur argjentinasi, sesa me një fitore e tillë në “Clasico” ndaj Real Madrid, madje brenda në “Santiago Bernabeu”.
Barcelona shënon një ndër fitoret më të bukura dhe më të mëdha ndaj Realit, në rivalitetin e tyre shekullor.
Në 11’, Luis Suarez shënon golin e parë dhe pas përjekjeve të Realit, Neymar realizon golin e dytë në 23’. Me këto shifra mbyllet pjesa e parë e ndeshjes. Me fillimin e pjesës së dytë, në 53’ Andreas Iniesta shënon golin e tretë. Me këtë rezultat fantastik, trajneri i Barcelonës pa të arsyeshme të aktivizonte Le Messin, që rikthehet pas një dëmtimi disi të gjatë. Ai u fut në vend të Raktitiç në 56’ dhe në 74’ Luis Suarez shënon golin e katërt. Reali përfundon “Knock-out”.
Nuk kishte si të shkonte më mirë për Barcelonën dhe Messi, kjo ndeshje.
Isco në 84’ ndëshkohet më karton të kuq dhe lë Realin me 10 lojtarë.
Kjo fitore, e javës së 12-të në La Liga e ngjiti Barcelonën në kuotën e 30 pikëve. Reali mbetet në vend të dytë me 24 pikë. Por mund të përfundojë në vend të tretë, sepse Atletico e ndjek një pikë pas dhe ka një ndeshje për të luajtur.
KOHA JONË SONDAZH

