“Arbëreshë. 1 Gjak. 1 Gjuhë. 1 Besë”
Arbëreshët janë komuniteti i shqiptarëve në Itali që për 550 vjet mbajtën gjallë gjuhën dhe simbolet kombëtare. Në historinë e emigrimit shqiptar, ky komuniteti është i vetmi që edhe pas më shumë se pesë shekujve vijon të jetë model frymëzimi për Shqipërinë dhe vlerat kombëtare.
Janë një komunitet që identitetin shqiptar jo vetëm nuk e kanë fshehur, por e kanë promovuar atë në Itali, SHBA dhe vendet e tjera. Në periudhën e Rilindjes Kombëtare ishte thirrja e dhe ndihma e arbëreshëve me thirrjen: “Koha e Arbrit erdhi” që u përdor si lajtmotiv në lëvizjen patriotike që solli pavarësinë.
Parrullën “Arbëreshë. 1 Gjak. 1 Gjuhë. 1 Besë”, që është dhe një nga motot e arbëreshëve është shfaqur një vit më parë në ndeshjen mes Italisë dhe Shqipërisë në Palermo.
Zonat ku jeton shumica e komunitetit arbëresh është vetëm 24 km larg qytetit të Palermos në Itali. Ndeshja mes dy kombëtarëve u prit me interes sportiv nga mediat italiane, për të parë se me kë do bënin tifo arbëreshët.
Dhe përgjigja erdhi me anë të kësaj parrulle, teksa tifozët e Piana Degli Albanesi në Itali ju bashkuan tifozëve të Kur e Zi në staidum: “Arbëreshë. 1 Gjak. 1 Gjuhë. 1 Besë”.
KOHA JONË SONDAZH

