Luan Rama: Raporti Rama-Meta nuk është rozë

 

“Nevoja për ndryshim nga ka pse të shikohet si tabu, apo se u shemb dynjaja. LSI ka treguar vullnet për të ndryshuar përfaqësuesit e saj në qeveri”. Kështu i është përgjigjur Sekretari i LSI, Luan Rama, pyetjes së gazetarit Blendi Fevziu në emisionin opinion, lidhur me dorëheqjen e Ministrit të Drejtësisë Nasip Naço.

Rama është shprehur se ritmi i qeverisë është i ngadaltë dhe ka ende shumë rezerva e mangësi në sektorë, ku kërkohet tjetër produktivitet. “Nëse Shqipëria është ende pa çelur negociata do të thotë që sfida jonë nuk ka mbërritur ku duhet”, u shpreh Luan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pyetur nëse ka diçka që nuk shkon në marrëdhëniet mes Kryeministrit dhe kreut të LSI, Luan Rama u përgjigj:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Përgjithësisht bashkëpunimi është funksional dhe korrekt. Natyrisht ka probleme. Ne kërkojmë ndryshim të dimensionit të qeverisjes, ndryshim të produktit të qeverisjes. Raporti Rama-Meta nuk është rozë”.  

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?