Grabitja në Rinas, gjendet i djegur furgoni i përdorur nga autorët

Duket e njëjta skemë si në cdo grabitje apo ngjarje kriminale tjetër. Për të humbur gjurmët, digjet automjeti i përdorur nga autorët. Një furgon është gjetur i djegur në zonën e njohur si “Kodra e Kuqe” pranë Babrrusë, në Kamëz.

Dyshohet se ky është mjeti i përdorur nga autorët e grabitjes së rreth 2 milionë eurove në aeroportin e Rinasit para pak minutash. Në këtë ngjarje ka mbetur i vdekur edhe një prej grabitësve gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat e sigurisë. I plagosur është edhe një person tjetër. Policia vijon kontrollet në zonën përreth për të rënë në gjurmët e autorëve.

Lexoni edhe…

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?