Opozita paralajmëron surpriza “1 milion dollarëshe” për të enjten, Gjata: Nuk dërgojmë …

Opozita është hermetike kur bëhet fjalë për të enjten e seancës plenare por sipas të gjitha gjasave do të ketë protestë.

I ftuar në studion e RTV Ora, Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, paralajmëroi:

Gjata: Do të keni surpriza të tipit pyetje që vlejnë “1 milion dollarë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për Gjatën, djegia e mandateve nga opozita bëri ndryshimin mes saj dhe mazhorancës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjata: Më nuk jemi njësoj, nuk bën vaki. Pas 16 shkurtit u dorëzuan mandatet. Pati dhe tre protesta të tjera dhe erdhëm te protesta e djeshme. Në mënyrë simbolike u rrethua dhe kryeministria dhe parlamenti, ishte simbolika që këto dy institucione kanë rënë. Erdhi një dhunë nga policia me gaz lotsjellës, nuk ishte  e nevojshme. Nuk mund të vazhdohet më me këtë regjim. Protesta e 16 marsit ishte shumë më e madhe se 16 shkurtit.

Duke komentuar mbylljen e protestës së 16 shkurtit pas vetëm 4 orë tubim, Gjata tha: “Nuk ka leje por njoftim që do bëhet protesta. Duhet të shmangim një përplasje dhe dhunë. Pati një dhunë jo proporcionale nga ana e policisë. Nuk synojmë të hyjmë në parlament dhe as kryeministri, nuk kemi ç’i bëjmë muret”.

Por Gjata është i bindur në suksesin e aksionit opozitar.

Gjata: Ne do ta rrëzojmë Kryeministrin së bashku me regjimin e tij, nuk ka ku shkon.Parlamenti ka 140, 139 po pati duhet të shpërndahet.

Ndërhyrjen e kreut të Shtetit Ilir Meta për zgjidhjen e krizës politike, Gjata e quan një qëndrim të drejtë presidencial.

Gjata: U bë e disata herë që mban qëndrim presidencial.Unë e vlerësoj.Me aq pak kompetenca sa ka Presidenti jonë përmes deklaratave të tij po tregon qëndrimin presidencialist që duhet të mbajë një President. Absolutisht nga opozita nuk ka asnjë pazar.

Sa i takon zgjedhjeve lokale nga opozita nuk ka artikulim të prerë publik për bojkot, por komisionerë në KQZ thonë se nuk do të dërgojnë.

Gjata: Ne nuk dërgojmë komisionerë. Situata tani është politike, është shumë më e rëndë. Ku bëhen zgjedhje me këto kushte. Njerëzit kanë dalë në rrugë, opozita ka dorëzuar mandatet, të gjitha të tjerat shumëzohen me zero.

TV Ora -  Opozita paralajmëron surpriza "1 milion dollarëshe" për të enjten

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?